Kurti kërkoi të shtohen ushtarët në KFOR, Gjermania nuk e komenton kërkesën e tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane Die Welt. Aty ka kërkuar që të shtohen trupat gjermane në kuadër të NATO-s në Kosovë. Mirëpo, Gjermani nuk ka dashur të komentojë kërkesën Kurtit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Die Welt ka kërkuar më shumë ushtarë gjermanë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosoë.
“Do të na ndihmonte edhe nëse do të kishte më shumë ushtarë gjermanë. Përveç kësaj, trupat e KFOR-it mund të na ndihmojnë për të zgjeruar më tej strukturat dhe kapacitetet tona të sigurisë”, deklaroi Kurti.
Kurti ka thënë se nevoja për më shumë prani të NATO-s ka lindur pas mesazheve që përcjell Serbia, por edhe Rusia dhe pas situatës me barrikadat në veri
“16 barrikada në 4 komunitete veriore të Kosovës. Burra të veshur me maska mbi fytyrë dhe shenja të forcave mercenare ruse “Wagner” dhe “Ujqërit e natës” në uniformat e tyre të errëta teksa valëvitnin flamuj me mbishkrimin “Lutju Zotit dhe mbaju fort pas Rusisë” e bëjnë të qartë nevojën për trupa shtesë të NATO-s. Sikurse edhe grumbullimi i trupave dhe artilerisë serbe përgjatë kufirit me Kosovën dhe deklaratat e vazhdueshme ogurzeza nga shtetet serbe dhe ruse”, ka thënë ai.
Nuk komentohet kërkesa e Kurtit
Por, këtë kërkesë të Kurti nuk kanë dashur ta komentojnë autoritetet gjermane.
Zv.zëdhënësja e qeverisë Christiane Hoffmann ka thënë se Gjermani do të koncentrohet në dialogun Kosovë-Serbi dhe zgjidhjen e problemeve me dialog.
“Hoffman dhe një zëdhënës tjetër i Ministrisë së Jashtme nuk deshëm të komentojnë kërkesat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për dërgimin e më shumë ushtarëve të NATO-s në Kosovë. Hoffmann tha se qeveria gjermane do të koncentrohet edhe më tej në vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen e problemeve me dialog, raporton DW.”
Siç raporton Dutsche Welle, Gjermani nuk ka komentuar kërkesën e Kurtit teksa kanë shtuar se “përfaqësuesit e NATO-s kanë qenë të qartë në deklaratat se ata janë në gjendje të kujdesen për paqen dhe sigurinë”
“Autoritetet gjermane nuk deshën të komentojnë këtë kërkesë. Por përfaqësuesit e NATO-s kanë qenë të qartë në deklaratat se ata janë në gjendje të kujdesen për paqen dhe sigurinë. KFOR-i është në Kosovë prej vitit 1999 dhe kujdeset për sigurinë e vendit. Rreth 3800 trupat e NATO-s janë garancë e sigurisë në të gjithë Kosovën. Në këtë kontingjent janë edhe rreth 70 ushtarë gjermanë.”, raporton Deutsch Welle.
Më tej, Qeveria e Gjermanisë ka thënë se është sinjal i mirë largimi i barrikadave nga rrugët në veri.
“Ky është një sinjal i mirë i të dy palëve, që rezultoi me heqjen e barrikadave nga minoriteti serb në veri të Kosovës”, deklaroi këto ditë në Berlin zv/zëdhënësja e qeverisë Christiane Hoffmann, shkruan DW.
Në anën tjetër gjatë barrikadave në veri, Kurti i kishte dhënë afat KFOR-it për largimin e barrikadave që ishin vendosuar në katër komunat veriore.
Kurti thoshte se nësë KFOR-i nuk i largon barrikadat, ato do t’i hiqte vet.
Gjithashtu, vartës të pushtetit ishin hedhur në sulm ndaj KFOR-it për mos reagimin e tyre për largimin e barrikadave dhe përbushjen e misioni të tyre.
Aktualisht në Kosovë janë rreth 3800 trupa nga vendet e ndryshme të NATO-s, ku veç gjermani ka rreth 70 ushtarë në Kosovë.



