Rron Gjinovci kërkon protesta ndaj KFOR-it - NACIONALE

Rron Gjinovci kërkon protesta ndaj KFOR-it

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Rron Gjinovci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë një kërkesë të çuditshme.

Gjinovci ka pyetur qytetarët se pse nuk jemi duke protestuar para bazave të KFOR-it, në Kosovë për të kërkuar heqjen e barrikadave.

"Pse per shembull na nuk ja nisim me protestu te bazat e KFOR-it me kerkesen qe ata me i hek barrikadat e me mundesu levizjen e lire ne krejt Kosoven?", ka thënë Gjinovci.

Kujtojmë se është dita e 19, që nga vendosja e barrikadave në veri të vendit, ku mbrëmë është ngritur edhe një barrikadë e re në territorin e Serbisë, ku ka pamundësuar lëvizjen e lirë në drejtim të pikës kufitare në Merdarë.

Lajme të ngjashme