Kurti kërkon të shtohen ushtarët e NATO-s në Kosovë: Ka kërcënime nga Serbia dhe Rusia - NACIONALE

Kurti kërkon të shtohen ushtarët e NATO-s në Kosovë: Ka kërcënime nga Serbia dhe Rusia

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane Die Welt. Aty ka kërkuar që të shtohen trupat gjermane në kuadër të NATO-s në Kosovë.

“Do të na ndihmonte edhe nëse do të kishte më shumë ushtarë gjermanë. Përveç kësaj, trupat e KFOR-it mund të na ndihmojnë për të zgjeruar më tej strukturat dhe kapacitetet tona të sigurisë”, deklaroi Kurti.

Kryeministri i Kosovës kritikoi ashpër bashkëpunimin e Serbisë dhe Rusisë, përfshirë në ushtrime ushtarake.

Ai foli edhe për çështjen e reciprocitetit dhe tensionet e 31 korriikut.

“Kjo ishte punë e porositur. Pasi u hoqën barrikadat, unë – në konsultim me SHBA-në dhe BE-në – e shtyva me 30 ditë vendosjen e masave”, theksoi kryeministri i vendit.

Lajme të ngjashme