KFOR-i rrit praninë në Jarinjë e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë
KFOR-i ka rritur praninë në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak.
Këtë e ka konfirmuan ata përmes një përgjigjeje dhënë portalit “Kosovo – Online”.
“Dëshirojmë t’i sigurojmë të gjithë se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme”, thuhet ndër të tjerash në përgjigje.
Tutje është bërë e ditur se KFOR-i po kryen detyrat e parapara sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
