Kurti "hahet" personalisht me Arben Gashin: Reagova ashtu sepse po ndërhyn orë e çast
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti iu është kundërpërgjigjur shefit të GP-së të LDK-së, Arben Gashi.
Ky i fundit ia numëroi shefit të ekzekutivit disa pika të planit franko-gjerman, duke e etiketuar Kurtin si të dobët, për faktin se pranoi një marrëveshje që nuk ka njohje dhe ka 'Zajednicë' brenda.
Më pas, foli sërish Kurti, duke thënë se është e pabesueshme se sa shumë ka arritur papjekuria e Gashit.
"Veç këqyrni kë e ka shef LDK-ja. Pra, partia e tretë në Kuvend e ka shef dikë që ndërhyn orë e çast. Sërish, po e rithem, është e pabesueshme se sa shumë ka arritur papjekuria e deputetit Gashi", shtoi Kurti.

