Kurti e ka me Arben Gashin: Është e pabesueshme papjekuria juaj - NACIONALE

Kurti e ka me Arben Gashin: Është e pabesueshme papjekuria juaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka polemizuar me shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashin.

Kurti e ka akuzuar Gashin se ndërprenë gjatë gjithë kohës kur ai flet.

“Qytetarët po e shohin se shumë vështirë të flasin prej juve këtu. Pse nganjëherë po marrë kohë më shumë. Për mua deputeti Gashi, vazhdon të mbetet e pabesueshme sa e pafundme është papjekuria juaj. Andaj mos më ndërpreni, sa herë e doni fjalën e merrni. Fjalimi im ka pauza sepse duhet të qetësohet njëri”, tha Kurti.

Kurti iu përgjigj shumicë së deputetëvë që komentuan rreth dialogut Kosovë-Serbi.

“Kam raportuar edhe më herët për dialogun Kosovë-Serbi. Ose duhet të mbajnë mend, ose kërkim në arkiva. Nuk bën as me mbajt mend e as mos me bë kërkim në arkiva. Sa herë flas për Asociacionin si një marrëveshje e nënshkruara para 10 vjetësh në Bruksel, natyrisht që e përmendi Kushtetutën. Vlerat e rendit republikan e demokratik”, theksoi Albin Kurti.

Lajme të ngjashme