Kurti goditet ashpër nga mediat e afërta me Demokratët në ShBA: T’i bëhet presion Kurtit, të tregohet se KFOR-i s’qëndron përjetësisht - NACIONALE

Kurti goditet ashpër nga mediat e afërta me Demokratët në ShBA: T’i bëhet presion Kurtit, të tregohet se KFOR-i s’qëndron përjetësisht

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bordi editorial i Bloomberg, medium prestigjioz amerikan i afërt me Partinë Demokrate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar së fundi një opinion të titulluar “Perëndimi nuk mund të lejojë që Kosova të shpërbëhet”. Kryeministri Kurti goditet ashpër ndërsa përmendet karta e përdorur më herët edhe nga Partia Republikane, prania e KFOR-it në Kosovë. Çka saktë thuhet aty?

Brenda opinionit, i cili është publikuar edhe nga mediumi tjetër i afërt me Partinë Demokratike, “Washington Post”, thuhet fillimisht që Serbia s’e njeh Kosovën dhe refuzon ta bëjë një gjë të tillë.

“Një marrëveshje e vitit 2013 e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, thërret Kosovën që ta lejojë një një shkallë të vetëqeverisjes për komunitetet etnike serbe. Sidoqoftë, kryeministri Albin Kurti refuzon që të bëjë një gjë të tillë përderisa qeveria serbe mohon ekzistimin e Kosovës.” – thuhet në një paragraf.

Më pas, përmendet tensionimi i situatës gjatë pjesës së fundit të vitit të kaluar, dhe vendimi i Qeverisë Kurti për të zbatuar vendimin për “targat ilegale”.

GODITJA

Por pjesa e dytë e këtij opinion, duket t’i japë një goditje Qeverisë së Kosovës ku thuhet se Evropa nuk mund të përballojë një luftë tjetër.

Madje, mes tjerash, u bëhet thirrje diplomatëve perëndimor që t’i bëjnë presion Kurtit që t’i pezullojë këto politika, që janë parë si provokuese nga komuniteti serb në Kosovë.

“Parandalimi i një të tillë do të kërkojë rritjen e angazhimit në rajon dhe mbështetjen te të gjitha palët për të rifilluar dialogun. Diplomatët perëndimorë duhet t'i bëjnë presion Kurtit që të pezullojë politikat që shihen si provokuese nga pakica serbe e Kosovës, për sa kohë që serbët të ndalojnë sulmet e policisë dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë. BE-ja duhet të përjashtojë avancimin e kërkesës së Serbisë për anëtarësim në bashkim derisa Beogradi të angazhohet për një afat kohor për njohjen e sovranitetit të Kosovës.” – thuhet në opinionin e redaktorëve të Bloomberg.

Kërkesë për ShBA-në

Por, ajo që është edhe më e ashpër, duket të jetë një kërkesë që i është bërë ShBA-së në këtë shkrim, ku thueht se “gatishmëria e NATO-së për të mbajtur forcat e saj në terren (të Kosovës) nuk është e pacaktuar”.

Madje, thuhet se kjo mbështetje “duhet të kushtëzohet” me marrëdhënien e Qeverisë me komunitete serbe.

“Nga ana e saj, SHBA duhet t'u bëjë të qartë liderëve të Kosovës se gatishmëria e NATO-s për të mbajtur forcat e saj në terren nuk është e përjetshme. Mbështetja e vazhdueshme ushtarake perëndimore për Kosovën duhet të kushtëzohet nga shenjat e përparimit drejt një zgjidhjeje paqësore që u jep komuniteteve serbe një vetëqeverisje më të madhe.” – shkruan mes tjerash.

Bloomberg dhe Washington Post vazhdimisht janë konsideruar nga Republikanët si parti të afërta me Partinë Demokrate në ShBA. Joe Biden është president i ShBA-ve nga Partia Demokrate prej janarit të vitit 2020 dhe atë e kishte përkrahur edhe kryeministri Kurti.

Bloomberg është medium në pronësi të Michael Bloomberg, ish kandidat për nominim të Partisë Demokrate për president.

Në lidhje me tërheqjen e trupave të KFOR-it nga Kosova, më herët kishin folur edhe zyrtarë të lartë të Partisë Republikane derisa Donald Trump ishte në pushtet dhe Richard Grenell emisar special për dialog.

Në atë periudhë Kurti kishte qenë kryeministër i Qeverisë Kurti I që rrodhi nga koalicioni VV-LDK.

Opinioni i plotë:

Lajme të ngjashme