Kurti flet në telefon me Blinkenin që e quajti “naiv”: Diskutuam për veriun, u morëm vesh të qëndrojmë në kontakt
Situata në veri vazhdon të mbetet e tensionuar, ndërsa sot janë liruar tre policët e Kosovës që u kidnapuan nga Serbia ditë më parë. Ndërsa Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuara, ku është takuar me sekretarin e Jashtëm, James Cleverly. E nga Mbretëria e Bashkuar, Kurti ka pasur një telefonatë të rëndësishme andej Atlantikut. Më saktësisht, Kurti ka biseuar me sekretarin Antony Blinken, të cilin javë më parë e kishte kritikuar ashpër.
Përmes një cicerime në Twitter për bisedën që kishte me Antony Blinken, sekretar i Departamentit amerikan të Shtetit (DASh).
Në cicërimin e tij, Kurti ka treguar se me Blinkenin ka biseuar rreth situatës në veri, teksa e ka falënderuar atë për mbështetjen e madhe të ShBA-së për Kosovën.
“Kënaqësi të flasësh me sekretarin Blinken me telefon sot. E falënderova atë për ndihmën e madhe që ShBA-ja ka dhënë në vazhdimësi për Kosovën. Ne diskutuam për situatën në veri dhe rëndësinë e rendit dhe ligjit dhe zbatimit e plotë të Marrëveshjes Bazë. U pajtuam të qëndrojmë në kontakt për të ecur përpara” – shkroi Kurti.
A pleasure to speak w/ @SecBlinken over the phone today. I thanked him for the tremendous support 🇺🇸 has continuously given 🇽🇰. We discussed the situation in the north, and the importance of RoL & full implementation of the Basic Agmt. We agreed to stay in contact going forward.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 26, 2023
Ndërsa në njoftimin e Zyrës së Kurtit jepen më shumë detaje se çka u bisedua gjatë kësaj telefonate.
“Kryeministri Kurti dhe Sekretari Blinken bashkëbiseduan për gjendjen në katër komunat veriore të Kosovës, për zgjedhjet e reja që duhen paraprirë nga sundimi i ligjit, për ekstremistët e dhunshëm që sulmuan ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës e gazetarët, për tri nënkryetaret serbe në Leposaviq, Zveçan e veri të Mitrovicës, për konfiskimin e armatimit e municionit të shumtë në një veturë me targa të Beogradit, për nevojën për zbatim të plotë, të sekuencuar drejt e pa kushte të Marrëveshjes Bazike të Brukselit, si dhe për lirimin e tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia në Leposaviq por pasi që atyre iu ngrit aktakuza e për çfarë Departamenti i Shtetit Amerikan i pari kërkoi lirim të menjëhershëm e pa kushte.” - thuhet në njoftim.
Çka kishte thënë Kurti për Blinkenin?
Javë më parë, Kurti e kishte radikalizuar gjuhën e tij karshi sekretarin Blinken, me të cilin bisedoi sot gjatë natës në telefon. Në një intervistë dhënë një intervistë telefonike për gazetën e njohur britanike “The Guardian”, kishte bërë disa deklarata skandaloze, krejtësisht skandaloze, në lidhje me ShBA-në dhe posaçërisht ndaj sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken. Në këtë intervistë, Kurti e kishte shprazur krejt "arsenalin" e tij verbal kundër Blinkenit, i cili e kishte kritikuar vendimin e Qeverisë Kurti për të ndërhyrë në veri të Kosovës. Këtë qëndrim të Blinkenit, Kurti e cilësoi si naive, të gabuar, të padrejtë e lënduese.
“Mendoj se nuk është vetëm e padrejtë, e gabuar dhe lënduese, por në të njëjtën kohë shumë naive.” – deklaronte Kurti për “The Guardian”, të cilës gazetë i tha intervistë përmes telefonit nga Prishtina.
Madje, Kurti theksoi se pret edhe shpjegime më tej nga sekretari Blinken.
"Ndoshta sekretari Blinken do ta shpjegojë këtë më tej një ditë, por definitivisht nuk ishte e dobishme." – tha Kurti.
Ndryshe sekretari amerikan i shtetit, pra z. Blinken, ishte jashtëzakonisht i ashpër me vendimin e Qeverisë Kurti për intervenimin në veri. Blinken shkroi në Twitter, bash në ditën kur filloi aksioni në veri, duke e dënuar fuqishëm aksionet e Qeverisë së Kosovë në pjesën e banuar kryesisht me serbë.
“Dënojmë fuqishëm aksionet nga Qeveria e Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po rrisin pasigurinë. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti t’i ndalë këto masa të dhunshme menjëherë dhe të rifokusohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.” - shkruan Blinken.
Sot gjatë ditë Kurti është takuar edhe me sekretarin britanik Cleverly. Sipas njoftimit të Foreign Office, sekretari britanik ka theksuar nevojën për shtensionim të situatës në këtë pjesë të Kosovës, duke i kërkuar Kurtit të bëjë hapa drejt arritjes së de-eskalimit të gjendjes në veri.
Në kërkesat e tij për shtensionim të situatës, sekretari britanik ka theksuar edhe sigurimin që kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës të punojnë nga lokacione alternative, tërheqjen e njësiteve speciale të Policisë nga objektet e komunave dhe zgjedhje të reja gjithëpërfshirëse në katër komunat në veri.
“Mbretëria e Bashkuar ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, dhe vazhdon të jetë e përkushtuar në të ardhmen e saj si shtet i pavarur, multietnik në një regjion të qëndrueshëm dhe prosperues.” – theskoi sekretari britanik në takimin me Kurtin.
Tutje, siç njoftohet në nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuara, sekretari Cleverly ia ka bërë të qartë Kurtit se tensionet i vënë në pikëpyetje arritjen e Kosovës.
E shefi i ekzekutivit tregoi në Twitter për takimin me sekretarin Cleverly, duke shkruar se ishte kënaqësi e madhe takimi me sekretarin britanik.
"Një kënaqësi e madhe për të takuar Sekretarin e Jashtëm James Cleverly sot në Londër. E falënderova për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar. Theksova gjithashtu se RoL do të jetë parimi ynë udhëzues në adresimin e sulmeve ndaj KFOR-it, policisë dhe gazetarëve dhe në përgatitjen për zgjedhje të reja." - shkroi Kurti në Twitter.
A great pleasure to meet w/ 🇬🇧 Foreign Secretary @JamesCleverly today in London. I thanked him for the UK's unwavering support. I also emphasized that RoL will be our guiding principle in addressing the attacks on KFOR, police & journalists, and in preparing for new elections. pic.twitter.com/27jat01TnD
— Albin Kurti (@albinkurti) June 26, 2023

