Kurti e Osmani në takim me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier - NACIONALE

Kurti e Osmani në takim me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Presidentja Osmani, kryeministri Kurti e dy zëvendës-kryeministra janë në takim me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

Këtë për Gazetën Nacionale e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

"Presidentja Osmani momentalisht është në takim me ambasadorin Hovenier, kryeministrin Kurti dhe dy zëvendës-kryeministra", tha Kupina për Nacionalen.

Ky takim ka ardhur si rrjedhojë e tensioneve në veri, ndërsa më herët Nacionale ka raportuar se të dyja palët, si Osmani ashtu edhe Hovenier e kanë lënë në gjysmë koncertin në kryeqytet.

PËRDITËSIM

Ambasadori Hovenier ka folur pas takimit, duke publikuar kërkesën e ShBA-së ndaj qeverisë.

Kjo kërkesë ka të bëjë me faktin që fillimi i zbatimit të vendimit të shtyhet për 30 ditë.

Tutje, Hovenier ka shtuar se nuk janë kundër këtij vendimi, por për shkak se ka pasur shumë paqartësi, i njëjti të fillojë të zbatohet një muaj më vonë.

Lajme të ngjashme