Kurti: Beogradi synon ta zëvendësojë dialogun me destabilizim - do të dështojë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka ardhur me një tjetër reagim për zhvillimet në Veri.
Kësaj radhe përmes rrjetit social "Twitter", shefi i ekzekutivit kosovar pohoi se dialogu nuk ka alternativë.
Veç kësaj, ai tha se Beogradi po synon që dialogun ta zëvendësojë me destabilizim, por që do të dështojë.
"Unë pajtohem që dialogu s'ka alternativë. Situata aktuale është se Beogradi po synon me tentime të ulëta që ta zëvendësojë dialogun me destabilizim. Ata do të dështojnë. Zotohem të bashkëpunoj me KFOR-in për të garantuar siguri dhe respektim të ligjit pa diskriminim në gjithë Republikën e Kosovës", shkroi ai.
Më poshtë edhe cicërima e plotë:
I agree that there is no alternative to dialogue. The current situation is Belgrade's feeble attempt to replace dialogue w/ destabilization. They will fail: I pledge to work w/ @NATO_KFOR to ensure security & rule of law, without discrimination — in the entire Republic of Kosova.
— Albin Kurti (@albinkurti) November 7, 2022
