KUJDES PAMJET! Shefi i Wagner zbulon një grumbull të madh të mercenarëve të tij të vrarë brenda një dite
Themeluesi i grupit famëkeq rus Wagner, Yevgeny Prigozhin ka publikuar një foto në rrjetet sociale që ai pretendon se shfaq dhjetëra wagnerianë të vdekur. Ai fajësoi për vdekjen e tyre "ata që duhej të zgjidhnin problemin e furnizimit të Wagner me një sasi të mjaftueshme municioni".
Në rrjetet sociale, Prigozhin publikoi gjithashtu një foto të një kërkese zyrtare drejtuar ushtrisë ruse për të furnizuar Wagnerin me municion në mënyrë që ata të pushtonin Bahmutin. Ai pretendon se kërkesa e tij nuk është plotësuar.
"Nuk na dërguan municion. Akoma nuk na japin. Tani është ora 10 e mëngjesit, 22 shkurt. Nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për të na sjellur municion", njoftoi Prigozhin me një foto të mercenarëve të vdekur të Wagnerit.

"Po publikoj një foto, është një nga vendet ku mbledhim të vdekurit. Këta janë djemtë që vdiqën dje nga e ashtuquajtura uria nga municioni", njoftoi Prigozhin, më pas shtoi: "Mund të ishte pesë herë më pak. Kaq shumë nëna, gra dhe fëmijë do të marrin trupat e tyre".
Ministria ruse e Mbrojtjes akuzohet për "tradhti të lartë"
Dje, kreu i Wagner, kujtojmë, akuzoi udhëheqjen e Ministrisë së Mbrojtjes ruse për "tradhti" për, siç tha ai, faktin se ushtria e tij, e cila po përpiqet të pushtojë Bakhmutin, nuk mori municion të nevojshëm.
"Është tradhti e lartë në një kohë kur Wagner lufton për Bakhmutin dhe humb qindra luftëtarë çdo ditë", tha ai. /Nacionale/