Kthjellët dhe me diell
Mot i kthjellët dhe kryesisht me diell pritet të mbretërojë gjatë ditës së enjte.
Kështu të paktën ka parashikuar sajti i specializuar i të dhënave sinoptike, "Prishtina Weather".
Në anën tjetër, i tillë pritet të jetë edhe gjatë së nesërmes (e premte), por me vranësira të kohëpaskohshme.
16.02 - Kthjellët dhe kryesisht me diell.
17.02 - Kryesisht me diell. Kohëpaskohe vransira kalimtare.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -4C e -1C, ndërsa maksimalet fillimisht kapin vlera prej 6C e 7C, e deri të premten rriten edhe në 12C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 3-9m/s, nga dita e enjte ndryshon drejtimin në perëndim e jugperëndim.
Shtypja atmosferike vijon me vlera shumë të larta mbi normale, dhe tendencë të rënies graduale.
