Kryetari i Leposaviqit paralajmëron se do të dalë në zyrë të hënën: S’mund të na ndalojë dikush që gjuan gurë - NACIONALE

Kryetari i Leposaviqit paralajmëron se do të dalë në zyrë të hënën: S’mund të na ndalojë dikush që gjuan gurë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka deklaruar se të hënën do të shkojë në zyrën e tij për të filluar punën.

Hetemi ka paralajmëruar se pavarësisht situatës, ai përsëri do të hyjë në zyrë.

Do të dalë në zyrë të hënën. Edhe nëse situata e njëjtë përsëritet prapë, ne do të hyjmë në zyra. S’mund të na ndalojë të hyjmë në objekte të shtetit kushdo që gjuan gurë.” – ka deklaruar ai për Klan Kosova.

Çka ndodhi në veri?

Tentimi i kryetarëve të rinj të Zveçanit dhe Zubin Potokut për të hyrë në objektet e komunave nuk ka qenë i lehtë.

Me të marrë këtë lajm, serbët lokalë kanë lëshuar alarmet dhe ka filluar grumbullimi i qytetarëve për t`i bllokuar hyrjet e objekteve të komunave. Kjo ka nxitur tensionimin e situatës, e cila ka çuar edhe në intervenimin e Policisë së Kosovës.

Intervenimi i policisë në shpërndarjen e trumave para objekteve komunave në Zveçan dhe Zubin Potok ka bërë që disa zyrtarë të lëndohen.

“Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë (5) zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore. Po ashtu janë shkaktuar dëme materiale ndaj katër (4) automjeteve zyrtare, njërës prej tyre ia kanë vënë zjarrin. Dyshohet se në afërsi janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por që ende nuk dihet lokacioni i saktë." - është thënë në komunikatën e policisë.

Lajme të ngjashme