Kreu i Odës Ekonomike: Barrikadat u raportuan në BBC e CNN, kjo nuk jep pasqyrë të mirë për investime të huaja - NACIONALE

Kreu i Odës Ekonomike: Barrikadat u raportuan në BBC e CNN, kjo nuk jep pasqyrë të mirë për investime të huaja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka vlerësuar se vendosja e barrikadave në ver të vendit dhe mbyllja e rrugëve, nuk ishte pasqyrë e mirë për Kosovën.

Rafuna në një intervistë për Ekonomia Online, është shprehur se “u bë mirë që u larguan barrikadat”.

Madje sipas tij, ato nuk stimulojnë ardhjen e investitorëve të huaj, dhe e ngadalësojnë procesin e investimeve.

Ai mes tjerash, ka përmendur edhe raportimet nëpër media të huaja, rreth vendosjes së barrikadave në veri të vendit.

“Mirë u bë shumë që u larguan barrikadat, nuk ka qenë një paraqitje e mirë. Ato nuk e stimulojnë investitorin e huaj me ardh, përkundrazi ato e ngadalësojnë procesin e investimeve. Mirëpo nuk është çështje që është e varur nga biznesi, por është vendimmarrje politike. Paraqitja mediale nëpër mediumet më të rëndësishme siç është BBC, CCN, SKY, barrikada, mbyllje e rrugëve nuk është pasqyrën e mire.” – ka thënë ai.

Vlen të theksohet, se heqja e barrikadave filloi mëngjesin e së enjtes që lamë pas, gjë që e shtensionoi situatën në veri të vendit.

Kjo erdhi, pas vendimit që ish-zyrtari policor, Dejan Pantiq, të dërgohet në arrest shtëpiak.

Lajme të ngjashme