Hiqen të gjitha barrikadat në veri të vendit
Klan Kosova në një lidhje direkte nga vendi i ngjarjes në veri të vendit, ka raportuar se janë larguar të gjitha barrikadat në veri të vendit.
Sipas këtij mediumi, ky vendim ka ardhur pas vendimit të kryetarit të Listës Serbe, i cili ka thënë se barrikadat duhet të hiqen.
Policia kufitare thuhet se ka dalë në pikat e kalimit në kufi, përderisa situata është e qetë pasi që pikat kufitare, nuk janë hapur as për kalimin e makinave dhe këmbësorve.