Krejt bashkë: ShBA, BE e Britania i kërkojnë Kosovës Asociacionin, Rusia e Spanja i bashkohen thirrjes - NACIONALE

Krejt bashkë: ShBA, BE e Britania i kërkojnë Kosovës Asociacionin, Rusia e Spanja i bashkohen thirrjes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së sotme, Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar Qeverinë për dialogun në Bruskel, duke thënë se procesi është vonuar në arritjen e qëllimeve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjore, ndërsa shtetet aleate dhe joaleate të vendit, si ShBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Rusia, Kina e Spanja e të ngjashme vazhdojnë ta kërkojnë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Çfarë ndodhi?

Aleatet

Ambasadori amerikan në Brograd, Christopher Hill, ka thënë se do të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, pasi që politikbërësit në SHBA besojnë në këtë.

Ka një vetëdije në mesin e politikëbërësve amerikanë se serbët në Mitrovicën e Veriut dhe Kosovë, në realitet, duhet ta kenë këtë çështje të zgjidhur përmes Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Hill.

Javën e kaluar, ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, javën e kaluar tha se ka ardhur koha që Kosova ta propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Pra, tani është koha që Kosova ta propozojë zyrtarisht një draft statut për një Asociacion, duke u mbështetur në vizionin e vendosur nga Kryeministri javën e kaluar, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga BE-ja”, ka shkruar Abbott në Facebook.

E dje ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, pas një takimi me anëtarët e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, kërkoi që Kosova të bëjë hapa drejt themelimit të Asociacionit.

Drafti më i mirë mund të përgatitet nga vetë Kosova për Kosovën. Një vizion nuk është draft. Çka na duhet nga Kosova sa më parë është një draft, që të shohim se çfarë idesh konkrete ka për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe. Ky, mendoj që është obligim i Kosovës për ta sjellë përpara këtë proces”, tha Rohde.

Joaleatet

Ambasadori i Spanjës në Serbi, Raul Bartolome Molina, gjatë një takimi me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Serbisë, Borko Stefanoviq, tha se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për t’I normalizuar raportet mes dyvendeve, njofton Radio televizioni serb.

E jave me parë ambasadori i Rusisë në KS të OKB-së, Vassily Nebenzia, ka thënë gjithashtu se Asociacioni duhet të themelohet.

Prishtina nuk është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve dhe as për respektimin e obligemeve të veta dhe për këtë arsye, Albin Kurti insiston pa arsye që Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet sipas Kushtetutës së Kosovës, duhet të jetë multietnik dhe pa kompetenca ekzekutive. Shqiptarët e Kosovës po përpiqen të zëvendësojnë atë për të cilin ishte dakorduar për diçka si OJQ në parim dhe kjo trajektore duhet të refuzohet. Vetëm një asociacion i ri do të lejonte të drejta dhe siguri për serbët dhe kjo duhet të jetë një zhvillim ekonomik dhe identitet kulturor.” – tha Vassily Nebenzia, ambasadori i Rusisë në KS të OKB-së.

Në seancën e rregullt për Kosovën në KS të OKB-se edhe Kina e kishte theksuar nevojën e themelimit të Asociacionit.

Kina gjithmonë mbështet zgjidhje të pranueshme për të dyja palët që arrihen përmes diskutimeve në pajtim me Rezolutë 12/44. Në këtë aspekt kërkojmë që sovraniteti dhe integriteti territorial i Serbisë të respektohet. Shpresojmë që marrëveshjet ekzistuese të zbatohen. Themelimi i Asociaiconit të Komunave Serbe është pjesë përbërse e marrëveshjes, është pjesë integrale, dhe duhet të jetë fokus të takimit të rradhës në takimin e palëve. Shpresojmë që BE’ja të mbetet neutrale në këtë proces dhe të shmang çfarëdo presioni. Kina është e shqetësuar për situatën në veri të territorit të Kosovës dhe mendon se qëndrimi i autoriteteve atje për të mbajtur me doemos zgjedhjet përkundër mospranimin nga ana e serbëve nuk ka qenë veprim i duhur.” – tha përfaqësuesi kinez në KS të OKB-së.

Njëjtë sikurse Kina, edhe Brazili kërkoi themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Brazili bënë thirrje për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë në pajtim me marrëveshjet e Brukselit”.– tha përfaqësuesi i Brazilit në KS të OKB-së, i cili e kundërshtoi edhe dërgimin e trupave të FSK në ishujt Falklandë.

Lajme të ngjashme