Hill i përgjigjet Vuçiq për tekstin e “New York Times”: CIA ka një sërë detyrash, nuk merren me artikuj
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pretenduar se artikulli i revistës “New York Times”, i cili zbuloi lidhjet e tij me botën e krimit në Serbi, ishte mesazh nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane (CIA) për shkak të problemeve me Kosovën.
Rreth kësaj ka folur ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, në një intervistë për televizionin serb “Nova Tv”, shkruan Albanian post.
“Me gjithë respektin për presidentin tuaj, CIA ka një sërë detyrash. Ata merren me sigurinë kombëtare, së bashku me Presidentin dhe Kongresin e SHBA-ve, por CIA nuk ka asnjë përgjegjësi të ndihmojë ‘Neë York Times’ të shkruajë artikuj, kështu që unë nuk nuk mendoj se kjo është e drejtë për CIA-n.” - ka deklaruar diplomati amerikan.
Gazeta serbe “Nova” i është drejtuar revistës javore amerikane “Neë York Times”, për pretendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili, përveç se i cilësoi gënjeshtra pohimet e ngritura në një artikull të gjatë të revistës në fjalë për lidhjet e tij me botën e krimit, në një intervistë për televizionit pro-qeveritar, tha se e njëjta ishte porositur para pesë muajsh dhe atë e kanë hartuar njerëzit në Serbi.
“Artikulli i The New York Times Magazine mbi gjyqin serb dhe lidhjet midis lidershipit më të lartë të vendit dhe bandave të dhunshme të drogës bazohet në dhjetëra intervista, dokumente, transkripta gjyqësore dhe raportime rigoroze në terren nga Robert Ëorth [autori i artikullit]. Çdo pretendim tjetër është i rremë.” - thuhej në përgjigjen e “New York Timës për gazetën serbe.
Ndërsa, Vuçiq kishte deklaruar se teksti i revistës prestigjioze është i pakuptimit.
“Teksti i pakuptimtë në ‘The Neë York Times’ është porositur para pesë muajsh dhe e kanë hartuar njerëzit këtu (në Serbi). Nuk e ka shkruar atë njëfarë amerikani, gazetar i pavrur, që e kanë gjetur diku. Në tekst janë të gjitha gënjeshtrat që i kanë publikuar këtu për ta fshehur bashkëpunimin e tyre me klanin e Belivukut.” - tha Vuçiç duke theksuar se është fshehur fakti se dy nga dëshmitarët kanë pohuar se është përgatitur njëfarë “komploti” ndaj tij.
