Abdixhiku e njofton zëvendëspresidentin e PE-së për zhvillimet në Kosovë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit të Kosovës me Parlamentin Evropian.
Në njoftimin për medie të LDK-së është thënë se Abdixhiku e ka njoftuar mysafirin për qëndrimin e LDK-së rreth dialogut Kosovë-Serbi.
“Gjatë takimit është diskutuar për rolin konstruktiv dhe mbështetës që Parlamenti Evropian si njëri ndër institucionet më të rëndësishme të BE-së i ka dhënë Kosovës në proceset shtetndërtuese, veçanërisht në procesin e liberalizimit të vizave. Kryetari Abdixhiku e njoftoi z. Ëieland për qëndrimet e LDK-së karshi zhvillimeve në vend me theks të veçantë për procesin e dialogut me Serbinë, qëndrime të njohura tashmë. Në takim u diskutua edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Parlamentit Evropian dhe Kosovës”, është thënë në njoftimin e LDK-së.