KQZ: Ka përfunduar numërimi dhe verifikimi në 13 komuna - NACIONALE

KQZ: Ka përfunduar numërimi dhe verifikimi në 13 komuna

3 javë më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka përfunduar numrimi dhe verifikimi në 13 komuna.

Qendrat Komunale të Numërimit, të cilat kanë përfunduar këto aktivitete, janë: (e hënë, 8 qershor, 24:00) Junik (6/6); Shtërpcë (17/17); Hani i Elezit (11/11); Partesh (7/7); Mamushë (5/5), (e martë, 9 qershor, 24:00) Zubin Potok (15/15); Zveçan (11/11); Kllokot (8/8); Novobërdë (23/23); Obiliq (34/34); Shtime (33/33); Ranillug (10/10); dhe Mitrovicë e Veriut (21/21).

Gjithashtu, janë vlerësuar mbi 7 mijë pako me fletëvotime nga votimi me postë.

Njoftimi i plotë

Dita e tretë (09:00) – Përfundon verifikimi dhe numërimi në 13 QKN, procesohen 1,379 / 2,498 vendvotime (55.20%) / Vlerësohen mbi 7 mijë pako me fletëvotime nga votimi me postë

Prishtinë, 10 qershor 2026 (E martë, 09:00) – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se pas ditës së zgjedhjeve janë duke vazhduar aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor 2026.

NJOFTIM NGA AKTIVITETET NË QENDRAT KOMUNALE TË NUMËRIMIT (QKN):

Në Qendrat Komunale të Numërimit është duke vazhduar procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve dhë numërimi i votave të kandidatve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor 2026.

Deri më tani (e mërkurë, 10 qershor 2026, ora 09:00) procesi i verifikimit dhe numërimit ka përfunduar në 13 Qendra Komunale të Numërimit, ndërkaq, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara dhe që i takojnë të gjitha QKN-ve (38) është 1,379 nga 2,498 vendvotime apo 55.20%.

Qendrat Komunale të Numërimit të cilat kanë përfunduar këto aktivitete janë: (e hënë, 8 qershor, 24:00) Junik (6/6); Shtërpcë (17/17); Hani i Elezit (11/11); Partesh (7/7); Mamushë (5/5), (e martë, 9 qershor, 24:00) Zubin Potok (15); Zveçan (11); Kllokot (8); Novobërdë (23/23); Obiliq (34/34); Shtime (33/33); Ranillug (10/10); dhe Mitrovicë e Veriut (21/21).

Procesi i numërimit dhe verifikimit është duke vazhduar në 25 QKN-të tjera: Leposaviq (19/25), Graçanicë (27/33), Kaçanik (34/44), Kamenicë (43/46), Deçan (39/48), Dragash (42/57), Istog (42/60), Fushë Kosovë (31/62), Klinë (44/62), Viti (49/62), Skenderaj (41/71), Malishevë (39/72), Drenas (44/73), Rahovec (54/75), Lipjan (49/83), Suharekë (43/86), Vushtrri (38/89), Mitrovicë e Jugut (60/100), Podujevë (58/103), Gjilan (48/127), Pejë (62/135), Gjakovë (59/144), Ferizaj (76/146), Prizren (77/232), Prishtinë (60/262).

Lajme të ngjashme