Kosovari nga LGBTQI+ që rrezikohet nga shoqëria homofobe: E vështirë të bësh jetë të dyfishtë - NACIONALE

Kosovari nga LGBTQI+ që rrezikohet nga shoqëria homofobe: E vështirë të bësh jetë të dyfishtë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

“Flamuri”, një pjestar i komunitetit LGBTQ, nga Kosova, ka ndarë eksperiencën e të qenurit gej me mediumin ndërkombetarë AFP.

Ai ka treguar për vështirësitë në të cilat kalon cdo ditë edhe pse ka dalë haptaz tek familja e ti, duke treguar për preferencat seksuale.

Një ndër sfidat më të mëdha që ka komuniteti është pranimi nga familja dhe rrethi shoqëror. Më shumë se 90% e pjestarëve të komunitetit LGBTQ, në Kosovë kanë përjetuar një formë të diskriminimit gjatë jetës së tyre.

Për "Flamurin" dhe partnerin e tij gej, liria është e kufizuar në katër muret e një apartamenti në Prishtinë. Vetëm prapa dyerve të mbyllura mund të jenë vetvetja, ndërkohë që shoqëria ultra-konservatore jashtë ende e quan dashurinë e tyre "të panatyrshme".

Çifti kosovar e ka fshehur lidhjen e tyre për tetë vite.

Sa herë që takohen në publik, ftohen miqtë e përbashkët për të mos ngjallur dyshime. Ata gjithashtu hezitojnë të postojnë në rrjetet sociale në të njëjtën kohë.

"Është e vështirë të jetosh një jetë të dyfishtë. Ne vazhdimisht kujdesemi që të mos na vënë re”

Pavarësisht lidershipit të saj properëndimor, Kosova është një shoqëri kryesisht konservatore dhe homofobia është e përhapur.

Një studim i vitit 2015 i Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) me qendër në SHBA zbuloi se Kosova është vendi më homofobik në Ballkan, një rajon që nuk njihet për pikëpamjet tolerante ndaj seksualitetit.

Më shumë se 80 përqind e kosovarëve LGBT të intervistuar thanë se kishin qenë subjekt i abuzimit psikologjik për shkak të orientimit të tyre seksual, ndërsa 29 përqind raportuan se kishin vuajtur dhunë fizike.

Muajin e kaluar, kishte një fije shprese për ndryshim.

Kryeministri i “majtë” i Kosovës Albin Kurti bëri presion për një ligj që do të njihte partneritetin civile të të njëjtit seks, por mocioni u refuzua me shumicë dërrmuese nga parlamenti.

Madje edhe shumë përfaqësues të partisë Vetëvendosje të Kurtit votuan. Ata madje e quajten çdo marrëdhënie jo-heteroseksuale si “shthurim dhe degjenerim moral”.

'Vullneti i Zotit'

Po të ishte miratuar reforma, Kosova do të bëhej vendi i parë me shumicë myslimane në botë që do të njihte martesat e të njëjtit seks.

"Flamuri" tha se ai beson se "shoqëria në tërësi" nuk është gati për një ndryshim të tillë. Refuzimi i legjislacionit “tregon qartë se sa larg jemi nga të drejtat e barabarta në Kosovë”.

Edhe pse ai doli hapur në familjen së tij, shumica e tyre besojnë se të qenit homoseksual është vetëm një fazë dhe se ai do të ndryshojë një ditë.

Vetëm të afërmit e tij më të rinjë në moshë e kanë mbështetur dhe kërkojnë që ai të pranohet ashtu siç është.

Por edhe pse Kurti ka vuajtur politikisht për përkrahjen e legjislacionit gjerësisht jopopullor, aktivisti i kthyer në politikan tha se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga lufta për barazi.

Së fundmi ai i tha një stacioni televiziv lokal se dëshiron ta paraqesë reformën në parlament "sa më shpejt të jetë e mundur".

Por Kurti është i sigurt se do të përballet me rezistencë të mëtejshme të ashpër nga një front i unifikuar i deputetëve që do të kundërshtojnë ligjin.

Edhe kryetarja e komisionit parlamentar të Kosovës për të drejtat e njeriut, Duda Balje, kundërshton hapur komunitetin LGBTQ, duke thënë se ata “nuk i përkasin kulturës, traditës në të cilën kemi jetuar dhe jetojmë”.

Çështja frymëzoi udhëheqës të ndryshëm fetarë -- myslimanë, katolikë dhe hebrenj -- të dilnin kundër legjislacionit duke thënë se ata "nuk do të pranonin kurrë bashkime... midis dy njerëzve të të njëjtit seks".

“Ne mendojmë se fjala dhe vullneti i Zotit po cenohet drejtpërdrejt”, thuhej në një letër të përbashkët.

Shoqëria kosovare është "kapur nga një sistem heteroseksual" i cili i pengon homoseksualët të integrojnë "aktivitetet kryesore ekonomike, politike, kulturore dhe sociale për shkak të identitetit të tyre", tha platform Dylberizmi në Instagram.

Ata që janë mjaft të guximshëm për të dalë hapur, si Blert Morina një nga njerëzit e parë transgjinorë të Kosovës besojnë se miratimi i ligjit do të ishte "në përputhje me aspiratat e Kosovës për t'u njohur si një shtet demokratik dhe gjithëpërfshirës".

Megjithëse "Flamuri" pranon se ndryshimi është "i pashmangshëm", do të marrë kohë.“Unë mendoj se lejimi i martesave të të njëjtit seks dhe përfitimet që vijnë nga kjo do të ndodhë brenda tetë deri në 10 vjet”, tha ai për AFP, transmeton Gazeta Nacionale.

Por disa nuk mund të presin kaq gjatë. Platforma Dylberizm ndan dëshmi anonime të diskriminimit dhe vuajtjeve që përjetojnë anëtarët e komunitetit LGBTQ në Kosovë.

Një lezbike 21-vjeçare tha se ndihet "thellësisht e mjeruar" deri në atë pikë sa është duke menduar për vetëvrasje.“Nëse familja ime e merr vesh, do të më largojnë nga shtepia”.

Lajme të ngjashme