Kurti mohon se po rrezikohet shqipja në RMV, Mickoski s'lëkundet për njohjen e Kosovës
A po rrezikohet gjuha shqipe në Maqedoni të Veriut??
Kjo ishte pyetja që iu shtrua Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në prani të homologut maqedonas, Hristjan Mickoski, në një çështje që është shndërruar në shqetësim se po synohet zbehja e përdorimit të shqipes në Maqedoni të Veriut.
Por, Kurti dha perspektivën e vet si e ka kuptuar ai këtë çështje: dhe, përkthyeshëm la të kuptojë që s’bëhet fjalë për rrezikim të shqipes.
Për më tepër, besoi se Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut do t’i trajtojë drejtë dhe pa diskrimnime tre dispozitat kushtetuese që po trajtohen mbi Përdorimin e Gjuhëve.
“Së pari, kjo është një çështje për Gjykatën Kushtetuese të MV, pasi tre dispozita të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve janë dërguar në KV, dhe këto tri dispozita – paradoksalisht – nuk janë vërë në jetë, nuk janë zbatuar në të kaluarën".
"Dhe tash, i përket Gjykatës Kushteutese në MV që ta vlerësojë. Por, duhet ta sqarojmë një gjë. Nuk ka në MV ligj për gjuhën shqipe, dhe nuk ka pasur as në të kaluarën”, tha Kurti.
Kurti dha leximin e vet kushtetues për Maqedoninë e Veriut, se “nuk ka ligj për shqipen, dhe s’ka pasur në të kaluarën” por shtoi se “aty ka ligj që përmend shifrën 20%, por jo ligj për përdorimin e shqipes, por gjuhëve”.
“Ekziston ligji që përmend shifërn 20%, por ai nuk është ligj për shqipen, por përdorimin e gjuhëve. Kjo është e para. Në anën tjetër, besoj që duhet të gjithë të presim për një vendim të drejtë të GJK atje, i cili nuk bën as përjashtime dhe as diskriminim dhe i cili e respekton shumëgjuhësinë atje”.
“Por, në Repbulikën e Maqedonisë së Veriut nuk mund të thuhet se shqipja ka qenë gjuhë zyrtare e tash po u rrezikohen....Ka organe atje të cilët i marrin vendimet e tyre”, tha ai.
Kurti foli edhe për projektin e madh që supozohet të ndërtohet: tunelin lidhës mes Prizrenit dhe Tetovës, për të cilin tha se “fillon së shpejti”.
“Sa i përket tunelit, ai do të fillojë së shpejti, buxheti është ndarë, ka filluar ndërtimi me rrugë nga ana e Kosovës...Dizajnin projektin e bën pala maqedonase, e ne jemi të interesuar të ecim sa më shpejtë e sa më parë”, tha Kurti.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, u pyet në lidhje me anëtarin e kabinitetit të tij që mban qëndrime të hapura anti-Kosovë dhe pro-ruse, Ivan Stoilkoviqin.
“Kosova është Kosovë, për neve, shtet, kemi qenë prej të parëve që e kemi njohur”, tha Hristjan Mickoski në përgjigje ndaj gazetarëve.
“Mendoj se ne si qeveri e shtet, ne e kemi thënë shumë herët, prej të parëve në botë, dhe nuk dua të lejojmë që ta përdor dikush këtë temë. Qëndrimi ynë se çka është Kosovë: është shtet. Të gjitha këto ndodhi (mbledhje) janë mesazh i fuqishëm. Njohja e pavarësisë së Kosovës nga ne është parametri më i qartë”, tha Mickoski.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut, sot në një mbledhje ndërqeveritare nënshkruan një sërë marrëveshje, më domethënëset prej tyre, marrëveshja për Pikëkalime të Përbashkëta Kufitare: përkatëisht dy pikëkalime nisur që nga 1 janari.
Po ashtu u nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në energji si dhe marrëveshjeve për bashkëpunim për çështje arsimi.