Konjufca i zhgënjyer me reagimet e ndërkombëtarëve: Sikur duan të amnistojnë Vuçiqin - NACIONALE

Konjufca i zhgënjyer me reagimet e ndërkombëtarëve: Sikur duan të amnistojnë Vuçiqin

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një intervistë për TV21, ai tha se tensionimet e fundit në veri të Kosovës janë të orkestruara direkt nga Beogradi e vet Vuçiqi dhe këto tensione nuk janë spontane.

Gjithashtu Konjufca shtoi se ajo që i bën më shumë përshtypje është reagimi i Bashkësisë Evropiane që nuk adreson saktë përgjegjësinë dhe duket sikur duan të amnistojnë Vuçiqin.

“Deri tani nuk kemi parë një gjuhë dhe ndërhyrje të qartë të Bashkimit Evropian për me ndëshku këto veprime të paligjshme dhe antikushtetuese të Serbisë brenda Republikës së Kosovës. Nuk kam parë një reagim të furishëm të bashkësisë evropiane. Nuk ka një dënim të saktë dhe ndërlidhje të veprimeve që po ndodhin në veri të Kosovës, sikur po mundohen ta amnistojnë Vuçiqin. Asgjë nuk është spontane, që na vjen prej Serbisë. Është e orkestruar prej Beogradit e gjithë kjo që po ndodh”, tha Konjufca.

Lajme të ngjashme