Konjufca flet më ndryshe se Kurti e Hovenier: Roli i kryetarëvë të komunave i përcaktuar me Kushtetutë - NACIONALE

Konjufca flet më ndryshe se Kurti e Hovenier: Roli i kryetarëvë të komunave i përcaktuar me Kushtetutë

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Roli i kryetarëve të rinj të komunave në veri të Kosovës akoma nuk është i qartësuar. Madje sa vjen dhe komplikohet më shumë. Deri sa ambasadori i ShBA-së në Prishtinë Jeffrey Hovenier dhe kryeministri Kurti kanë thënë se roli i tyre është rol teknik dhe jo politik dhe se nuk janë kryetarë të komunave në kuptim normal e standard të fjalës, Glauk Konjufca, kryrtari i Kuvendit ka thënë se rolet dhe përgjegjësitë kryetarëve të komunave, duke përfshirë edhe atyre veriorëve, janë të përcaktuara me Kushtetutë.

Konjufca, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka folur para gazetarëve, ku ka thënë se roli i kryetarëve të komunave është i përcaktuar me Kushtetutë.

Rolet e kryetarëve të komunave janë të përcaktuara me Kushtetutë dhe përgjegjësitë e tyre. Unë mendoj që ata nuk duhet të kenë as më pak, as më shumë. Më pak do të ishte e paligjshme dhe do të ishte kompromis me kornizën tonë kushtetuese, me të cilën ne funksionojmë. E më shumë do të ishte grabitje e kompetencave, pra ne jemi shtet demokratik dhe po pretendojmë me funksionu me kushtetutë, rregulla e ligje më të cilat është pajtuar shoqëria”, tha ai.

Madje ai ka kundërshtuar edhe deklaratën e ambasadorit Hovenier, si cili ka thënë se kryetarët e sapozgjedhur në veri duhet të kenë rol teknik dhe jo politik.

Ndoshta ambasadori dhe të tjerët kanë mendu që mund të jetë problematike më ushtru funksionin me kompetenca të plota. Mirëpo ne do të bëjmë çmos që ta kuptojnë të gjithë se po jetojmë në një shtet demokratik. Ftesa ishte shumë gjatë e hapur për Listën Serbe dhe për partitë serbe për të marrë pjesë në zgjedhje. Tash këtu nëse ka naj projekt alternativ tjetër për me sfidu Kosovën, le të na tregojnë, por nëse është për me marr pjesë në zgjedhje dhe për t’i qeverisur institucionet e Kosovës, ajo në Kosovë mund të ndodh vetëm në një mënyrë, kur qytetarët të votojnë në mënyrë demokratike, jo me dhunë, jo me struktura paralele, jo me komanda dhe dirigjime nga Beogradi”, vazhdoi tutje ai.

Rol teknik dhe jo politik

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se kryetarët e sapozgjedhur të katër komunave veriore duhet të marrin rol teknik dhe jo politik.

Ajo ka thënë se kjo duhet të ndodh për shkak të pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit.

Në një intervistë për “Telegraf”, ambasadori amerikan i ka inkurajuar kryetarët e rinj që të jenë të përgjegjshëm.

Nga këndvështrimi politik, megjithatë, duke pasur parasysh pjesëmarrjen e ulët, ne do të prisnim që kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale të merrnin një rol teknik dhe jo politik, duke njohur kushtet e pazakonta në të cilat ata u zgjodhën. Ne vazhdojmë t’i inkurajojmë ata që të jenë të përgjegjshëm ndaj nevojave të të gjithë zgjedhësve të tyre”, ka thënë Hovenier.

Udhëheqës me “u” të vogël

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar se roli i kryetarëve të rinj në atë pjesë të Kosovës nuk do të jetë normal.

Pas takimit të 27 prillit në Bruksel, Kurti kishte thënë se ata mund të mos kenë mandat të plotë.

Unë e kuptoj që këta nuk janë kryetarë të komunave në kuptim normal e standard të fjalës. Mirëpo, legaliteti është i domosdoshëm. Arkitektura e Republikës së Kosovës nuk lejon që qytetari të ngelet pa komunë. Ndërkaq, për funksionim të shërbimeve publike, ministria e financave e ka të domosdoshme kryetarin e komune. Andaj, tash i kemi kryetarët e komunave”, ka thënë ai.

Madje, shefi i ekzekutivit ka bërë me dije se kryetarët e rinj nuk do të jenë udhëheqës më “U” të madhe, por me “u” të vogël.

Nuk do të jetë mandat i plotë. Ne dimë këtë. Pra, nuk do të bëhet fjalë për mandat katër vjeçar dhe nuk do të jenë udhëheqës komunal me “U” të madh, do të jenë udhëheqës komunal me “u” të vogël. Unë kam dhënë instruksione që të mos ketë kurrfarë triumfalizmi pas këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kryetarët e rinj të komunave janë të obliguar që të bëjnë betimin brenda afateve të caktuara ligjore

Lajme të ngjashme