Kërcënimet e Vuçiqit e Listës Serbe: Çka po ndodh me betimin e kryetarëve në veri? - NACIONALE

Kërcënimet e Vuçiqit e Listës Serbe: Çka po ndodh me betimin e kryetarëve në veri?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, serbët janë aktivizuar me ultimatume ndaj qeverisë së Kosovës. Pas presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ultimatum kryeministrit Kurti i kanë lëshuar edhe zyrtarët e Listës Serbe, Igor Simiq dhe Milan Radojeviq. Por, një javë me parë, amabsadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier kishte një mesazh të qartë për ata që tentojnë t’i bllokojnë zyrtarët e sapozgjedhur në kryerjen e përgjegjësive të tyre. Çfarë tha ambasadori?

Hovenier në një intervistë për Telegrafin, kishte thënë se çfarëdo aktiviteti kriminal që synon të pengojë kryetarët e zgjedhur për të kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre do të përballet me dënim të ashpër nga SHBA.

Çdo aktivitet kriminal që synon të përmbysë këta zyrtarë në kryerjen e përgjegjësive të tyre ligjore do të përballet me dënim të ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar”, tha ambasadori amerikan.

Tutje, Hovenier kishte thënë se kryetarët e rinj të komunave në veri duhet të hyjnë vetëm në ndërtesat ku janë të dëshirueshëm.

Zyrtarët e zgjedhur duhet të hyjnë vetëm në ndërtesat ku janë të mirëpritur. Vendndodhja brenda komunës në të cilën zyrtarët e zgjedhur bëjnë betimin në ceremoni nuk ndikon në statusin e tyre si zyrtar i zgjedhur. Duke pasur parasysh pjesëmarrjen e ulët, ne do të prisnim që kryetarët e sapo zgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale të merrnin një rol teknik dhe jo politik’, ka thënë ambasadori.

Kosova

Xhelal Sveçla, minisër i Punëve të Brendshme, ka vizituar sot kryetarin e veriut të Mitrovicës, Erden Atiq.

Gjatë takimit, Sveçla ka thënë se i ka ofruar atij gatishmërinë e plotë në zbatimin e prioriteteve të tij.

I urova punë të mbarë në detyrën e tij të re duke i ofruar gatishmërinë time të plotë në zbatimin e prioriteteve të tij. Do të angazhohemi bashkërisht, si nivel qendror dhe lokal, që qytetarëve tanë të Mitrovicës së Veriut të ju sigurojmë mirëqenie, arsim, shëndetësi, siguri e kushte të qëndrueshme jetese. Mitrovica e Veriut si çdo komunë e Republikës së Kosovës do të përjetojë progresin e merituar”, ka njoftuar ministri i Brendshëm.

Serbia dhe serbët

Ish-kryetari i Mitrovices së veriut, Milan Radojeviq, ka paralajmëruar konflikte dhe incidente për t’i mbrojtur institucionet dhe mënyrën e jetëses së tyre.

Ne vetëm se po mbrojmë mënyrën tonë të jetës. Ultimatumi jonë për Kurtin që të ndalojë represionin deri më 1 qershor është një lëvizje skajshmërisht e detyruar dhe që detyrohemi ta bëjmë. Askush nuk po pyet se kur Kurti do ta ndalojë represionin, askush nga komuniteti ndërkombëtar nuk po pyet kur do të tërheq njësitë speciale, t’u bindet ligjeve për kthimin e tokave të Manastirit të Deçanit. E po, këtë e thotë Gjykata Kushtetuese e tyre para shtatë viteve. Ajo Kushtetutë nuk po duket të zbatohet në këtë rast”, ka thënë ai.

Ne i paralajmruam se situata është e vështirë dhe se do të jetë çështje kohe kur disa individë mund të marrin drejtësinë në duart e tyre për të mbrojtur familjen. Lista Serbe qëndron me popullin e saj dhe të gjitha vendimet do t’i marrim me popullin”, shtoi ai.

Seancen e betimit të kryetarit të ri të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, një përfaqësues tjetër i Listës Serbe, Igor Simiq, e kishte cilësuar si okupim të kësaj komune.

Simiq kishte thënë se Albin Kurti duhet të ndalë “përndjekjen e serbëve”, ose pas 1 qershorit do të tregojnë format e tyre të rezistencës.

Sot ka filluar okupimi i veriut zyrtarisht, ne jemi për ta ruajtur paqen por durimit i ka ardhur fundi, andaj i japim afat Albin Kurtit që deri më 1 qershor të ndaloj represionin, përndjekjen, arrestimin e serbëve dhe të tjera. Nëse kjo nuk ndalet deri më 1 qershor, ne do të tregojmë format tona të rezistencës”, tha Simiq.

Ndërsa, për ultimatumin kishte folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se serbët në Kosovës “do të durojnë deri më 1 qershor” ndaj asaj që ai pretendon të jetë “ngacmim i serbëve” nga autoritetet e Kosovës.

Fola me përfaqësues evropianë. Ata thonë se ishte gabim. Gjithmonë është gabim, por në dëm të serbëve. Vetëm mos na bëni t’ju kuptojmë juve kur e keni gabim në dëm tonin dhe në dëm të të drejtës ndërkombëtare”, tha Aleksandar Vuçiq, ndërsa shtoi se pavarësisht presioneve që mund t’i vinë “nuk do të dorëzojmë atë çfarë është e jona”.

QUINT-i

Një ditë para betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, pesëshja e QUINT’it do të dilte me një komunikatë, që bënte thirrje ndaj të gjithë aktorëve politikë për të punuar bashkërisht drejt një zgidhje demokratike përfaqësuese për këto katër komuna – dhe që assesi të mos përdoret dhunë nga asnjëra palë.

Lajme të ngjashme