Kompania prishtinase mban koktej rasti me punëtorë në 7 të mëngjesit - NACIONALE

Kompania prishtinase mban koktej rasti me punëtorë në 7 të mëngjesit

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Të shpeshta janë festat që organizohen gjatë pjesës së fundit të vitit, kryesisht në dhjetor.

Kompanitë private, por edhe ato publike, ftojnë punëtorët në një takim përmbyllës. Këtu fatkeqësisht, edhe ato që operojnë me humbje.

Gjithsesi, një rast interesante ka ndodhur me kompaninë regjionale "Pastrimi".

Përmes një postimi në faqen zyrtare të rrjetit social "Facebook", kanë bërë me dije se kokteji përmbyllës do të mbahet në orën 7:00 të mëngjesit.

Megjithatë, kjo duket mos t'i ketë pëlqyer të gjithëve. Disa prej qytetarëve që ndjekin këtë faqe, qeshën me këtë publikim, teksa kishte të atillë që hidhnin akuza ndaj kompanisë për këtë organizim.

Lajme të ngjashme