Arrestohet veterani i UÇK-së në sheshin “Skënderbeu”
Është arrestuar një person në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas protestës së sotme.
Burimet e Gazetës Nacionale kanë mësuar se bëhet fjalë për një veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me inicialet G. K.
Sipas burimeve, më herët kishte vendosur postera me mesazhe drejtuar ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Duhet theksuar se sot në këtë shesh është zhvilluar protesta gjithëpopullore, ndërsa protesta do të vazhdojë edhe në mbrëmje, duke filluar nga ora 21:00.