MSh: Bëjani vetes një dhuratë për festat e fundvitit - vaksinohuni - NACIONALE

MSh: Bëjani vetes një dhuratë për festat e fundvitit - vaksinohuni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Podujevë gjatë ditës së sotme pritet të qëndrojë karvani i vaksinimit.

Nga Ministria e Shëndetësisë po e vlerësojnë të suksesshëm këtë aktivitet I cili javën që e lam pas u zhvillua në Obiliq e në Fushë Kosovë.

Sipas MSH-së, ky aktivitet i organizuar nga ta dhe IKSHPK, me mbështetjen e OBSh-së, synon të promovojnë vaksinimin kundër COVID-19 dhe kundër Gripit sezonal.

Qytetarët e Podujevës do të kenë mundësi të martën që në sheshin e qytetit të marrin vaksinën kundër Gripit sezonal dhe, gjithashtu, dozën bivalente përforcuese kundër COVID-19, në mënyrë specifike kundër të gjitha varianteve të Omicron. Shfrytëzojeni këtë rast, bëjini vetes një dhuratë për festat e fundvitit-Vaksinohu”, thuhet në komunikatë

Lajme të ngjashme