Abrashi: Ndoshta kanë gjetur vullnet për ta zgjidhur krizën
Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, nuk ka dhënë shenja që kjo parti do t`i votojë sot nënkryetarët e Kuvendit.
Para hyrjes në Kuvend, ai ka thënë se shpreson që PDK e LDK kanë vullnet për zgjidhje.
“Kjo është edhe arsyeja pse jemi ardhur këtu, po mendoj që ndoshta kanë gjetur pak vullnet për me ba zgjidhje kësaj krize. Ne e kemi dhënë qëndrimin sa i përket deklaratës së Simiqit dhe besoj që nuk e përsërit më”, ka thënë ai.