Kryediplomati togolez dikur i buzëqeshur pranë Pacollit, sot konfirmoi tërheqjen e njohjes - NACIONALE

Kryediplomati togolez dikur i buzëqeshur pranë Pacollit, sot konfirmoi tërheqjen e njohjes

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Robert Dussey, aktualisht është ministër i jashtëm i Togos.

Në një konferencë të përbashkët për media, konfirmoi tërheqjen e njohjes së Pavarësisë së Kosovës.

Madje, ai lavdëroi ministrin serb, Ivica Daçiq për rikthimin e diplomacisë serbe te 54 shtetet afrikane, që njëherit përbëjnë një të tretën e vendeve anëtare të OKB-së.

“Ne në Togo njohim vetëm një Serbi, një Serbi të bashkuar. Jam i lumtur që ju dëgjoj duke përmendur tërheqjen e njohjes së Kosovës dhe ky është vendim definitiv.” – ka thënë Dussey.

Megjithatë, ky i fundit ishte pikërisht edhe ministri që e njohu Kosovën. Bashkë me atëbotë, kryediplomatin kosovar, Enver Hoxhaj, kishin arritur marrrëveshje për bashkëpunimin diplomatik mes dy vendeve.

Rol të rëndësishëm në këtë proces pat luajtur edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Lajme të ngjashme