Kjo është gjendja në bllokadën në Rudarë (VIDEO) - NACIONALE

Kjo është gjendja në bllokadën në Rudarë (VIDEO)

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Vazhdon bllokada në Rudarë, në vendbanimin afër komunës së Zveçanit.

Nacionale ka siguruar pamje të reja nga koha reale, teksa siç edhe mund të shihni, është rritur numri i ushtarëve të KFOR-it.

Kujtojmë se pikërisht në atë vend, mbrëmë u sulmua një patrullë e EULEX-it, ku farë pranë patrullës gjegjëse shpërtheu një shok-bombë.

Këtë e konfirmoi vet Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë përmes rrjetit social “Facebook”.

Ky sulm, si dhe sulmet ndaj zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, janë të papranueshme. Ne i dënojmë fuqishëm aktet e dhunshme të kryera nga persona të armatosur në pjesën veriore të Kosovës, përfshirë kundër komunitetit ndërkombëtar”, thuhej në njoftimin e EULEX-it.

Lajme të ngjashme