Kina fajëson SHBA-në për luftë në Ukrainë - NACIONALE

Kina fajëson SHBA-në për luftë në Ukrainë

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Kina ka qenë jashtëzakonisht e qartë në fajësimin e Shteteve të Bashkuara për luftën në Ukrainë.

“Shtetet e Bashkuara janë ato që shkaktuan krizën në Ukrainë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning për shtypin në Pekin të hënën. Ata janë gjithashtu "faktori më i madh që nxit krizën". Duke furnizuar Ukrainën me armë të rënda dhe sulmuese, SHBA vetëm e zgjati dhe e intensifikoi konfliktin.

Akuzat e Mao Ning kundër SHBA-së ishin në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me pretendimet e SHBA-së se kompanitë kineze mund të mbështesin palën ruse. Zëdhënësja foli për “dyshime të pabaza” dhe “shantazhe të pabaza”. /Nacionale/

Lajme të ngjashme