“Këta mendojnë se jemi bagëti” - Kthimi i Listes Serbe në Kuvend nervozon qytetarët serbë - NACIONALE

“Këta mendojnë se jemi bagëti” - Kthimi i Listes Serbe në Kuvend nervozon qytetarët serbë

3 vjet më parë

nga Vullnet Krasniqi

Ende pa u bërë dy javë që kur policët serbë që ishin pjesë e Policisë së Kosovës në veri zhveshën unifromat e tyre, duke u përcjellë nga të tjerë zyrtarë serb në institucione sikurse adminsitrata publike dhe sistemi i drejtësisë, në Kuvend të Kosovës, ka ndodhur diçka që ka shokuar serbët lokal në Kosovë.

Madje veprimi i së enjtes, zevdëndësimi i deputetëve të dorëhequr me të tjerë deputetë të Listës Serbe që ndodhi në Kuvend të Kosovës ku edhe u betuan se do t’i mbrojnë “interesat e Kosovës”, është parë me plot frustrim nga aktivistë dhe qytetarë serb që jetojnë në veri.

Një prej tyre, politikani Aleksandar Arsenijević ka publikuar një video nga betimi i deputetëve të rinj të Listës Serbë në Kuvend të Kosovës duke e komentuar këtë veprim si “tradhti për qindra punëtorë të tjerë të dorëhequr”.

“Çka dreqin është kjo? Një tjetër mashtrim i radhës? Çka duhet të bëjnë tash punëtorët që janë dorëhequr?. Lista Serbe mbetet pjesë e institucioneve qendrore në Kosovë,” - ka shkruar Arsenijević.

Komenti i tij ka ngjallur edhe reagime nga të tjerë qytetarë serb që jetojnë në Kosovë.

Këta janë zëvëndësuesit e atyre që ikën me xhepat plot në Serbi”,ka komentuar Andrija Galjak që sipas të dhënave të profilit të tij në Facebook, jeton në Mitrovicë.

Sipas Andrijas, serbët e Kosovës po trajtohen si “bagëti” nga politikanët serb që i “përfaqësojnë ata”.

“Tash është shansi jonë të pastrohemi nga këta politikanë që shantazhojnë qytetarët të cilët kanë mbetur pa punë, përndryshe Mitrovica e Zveçani po zbrazen”, ka shkruar Galjak.

Por jo vetëm serbët që jetojnë në Kosovë janë të frustruar. Edhe ata që jetojnë në Serbi ndihen të tradhtuar nga ky vendim. Një nga to, Snezana Iliq nga Prokuplja e Serbisë, ka shpërndarë postimin e Arsenijeviqit, duke shkruar se “serbët të mos brengosen për luftë sepse ata që duhet të votojnë për të nisur lufta (deputetët v.j) janë ulur në Kuvendin e Kosovës”.

“Kemi dalë nga institucionet?? Po po, kështu po duket. Aq shumë e kanë përsosur qeverisjen me absurditet, sa është t’i qahesh Zotit. Por mos u mundoni t’ia shpjegoni këtë votuesve të Vuçiqit, nuk do ta kuptojnë”, ka shkruar Iliq. Një tjetër serb Miljan Ivanoviq ka ironizuar me thirrjet që politikanët serb i kanë bërë serbëve në Kosovë gjatë këtyre dy javëve me veprimin e së enjtes në Kuvend.

“Mos u dorëzoni. Rezistoni në secilin hap. Kështu na thoshin nëpër qytete. Shikoni tash sesi sillen. Çka të bëjnë tash serbët që kanë lshuar punën? Të luten?”, ka shkruar Ivanoviq.

Edhe politikanja dhe ish deputetja Rada Trajkoviq ka reaguar në lidhje me betimin e kandidatëve të Listës Serbe që tashmë janë bërë deputetë të rinj të Kosovës duke zëvendësuar deputetët e dorëhequr. Ajo ka thënë se kjo është bërë që të mos lejohet ajo për të përfaqësuar serbët.

Në anën tjetër, ka reaguar edhe Lista Serbe duke e cilësuar vendimin e tyre si "strategjik e politik" duke hedhur pretendime të paqëndueshme se Kurti përmes "kuazi-serbëve" do të provonte të bënte ndryshime kushtetuese në dëm të komunitetit serb.

Lajme të ngjashme