Kastrati: Tregoni dikush Osmanit se sa kushton një operacion në një spital privat - NACIONALE

Kastrati: Tregoni dikush Osmanit se sa kushton një operacion në një spital privat

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Ardian Kastrati ka reaguar me një shkrim në Facebook, ku ka thënë se Presidentes Osmani duhet ti tregojë dikush se sa kushton një operacion në një spital privat.

Deputeti Kastrati, madje ka publikuar një foto të tij i shtirë në spitalin publik pasi kishte kryer një operacion dhe një foto të veturës zyrtare të presidencës para spitalit privat.

“Sa për ilustrim, në foton e parë populli i thjeshtë i PDK-së i shtrirë në spitalin publik gjatë vitit 2022 për një operim shumëfish më të komplikuar se të Vjosa Osmanit. Kurse në foton e dytë presidentja e disave me xhipa të zi në spital privat. A ju kujtohen rrenat e këtyre kur ishin në opozitë e akuzojshin “ ju në privat kurse ne me popullin e thjeshtë”? HA-HA-HA Kush është kush këtu tash?”, ka shkruar Kastrati.

Kastrati, po ashtu ka kërkuar të publikojnë faturat dhe kush i ka mbuluar shpenzimet e operimit të presidentes. /Nacionale/

Lajme të ngjashme