Kandidati i Nismës me status të çuditshëm: Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje, rrini të qetë - NACIONALE

Kandidati i Nismës me status të çuditshëm: Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje, rrini të qetë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati i Nismës për deputet, Vesel Krasniqi, ka bërë një status të çuditshëm.

Duke e mbrojtur Fatmir Limajm, i cili po kritikohet fortë nga mbrëmë, ai ka thënë se Nisma nuk po vrapon për të hyrë në Qeveri.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se të tjerët këtë rend e kanë zënë moti.

“Fatmir Limaj është një politikan i kalibrit ndërkombëtar, dhe për këtë arsye mendimi i tij shpesh mund të duket i vështirë për t’u kuptuar nga disa. Këta disa, e dikush duket se e kanë problem për ta kuptuar realitetin e kthimit të z. Fatmir Limajt në Parlamentin e Kosovës, pavarësisht kontributit të tij të vazhdueshëm për shtetin e Kosovës. Lideri Limaj ka qenë gjithmonë mbështetës i fortë i secilit që ka kontribuar për interesa të qytetarëve dhe do të vazhdojë të punojë me secilin për interesa kombëtare. Ne nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje, jo, rrini të qetë, sepse të tjerët e kanë zënë moti, duke ngrënë dreka e darka me Albin Kurtin. Ne punojmë për interesa të qytetarëve dhe për të mirën e Kosovës, e jo për agjenda ditore dhe personale”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme