Kabashi për zhvillimet në veri: Veç episodet e radhës të serialit, fundi i së cilit është themelimi i "Zajednicës" - NACIONALE

Kabashi për zhvillimet në veri: Veç episodet e radhës të serialit, fundi i së cilit është themelimi i "Zajednicës"

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Gazetari Bekim Kabashi ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Kabashi ka thënë se pas dramës me targa është një episod i radhës i serialit të njëjtë, me skenar zgjedhjet në veri për të verifikuar pranimin e "Zajednicës".

"T'martën e javës së ardhshme vjen Cholleti, që ja jep kryeministrit disa 'info që ky nuk i ka'. Shtyhen zgjedhjet për ni datë tjetër për të cilën pajtohen serbët me marrë pjesë në to, që atë dakordimin e Brukselit për të gjitha marrëveshjet e kaluara e çon në një nivel edhe më konkret drejtë themelimit të Zajednicës", tha ndër të tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme