“Ka qëlluar me breshëri, policët serbë shpëtuan falë jelekëve”: Detaje nga rezistenca e Faton Hajrizit ndaj policisë
Faton Hajrizi nuk ka pranuar të dorëzohet se Policia e Serbisë.
Siç raportojnë mediat në Beograd, Hajrizi ka qëlluar me breshëri plumbash ndaj policëve që e kishin rrethuar në zonën ku po qëndronte.
Madje, të shtënat nga Hajrizi ishin aq të shumta sa policët serbë shpëtuan, sipas mediave serbe, vetëm falë jelekëve antiplumë dhe helmetave.
Policinë e Serbisë e informoi një qytetar i cili e pa Fatonin afër një pompe të derivateve.