Juristët kërkojnë që marrëveshja me Serbinë të ratifikohet në Kuvend, Qeveria heshtë - NACIONALE

Juristët kërkojnë që marrëveshja me Serbinë të ratifikohet në Kuvend, Qeveria heshtë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveri e Kosovës ende nuk ka treguar nëse Plani i BE-së do të miratohen në Kuvendin e Kosovës.

Pavarësisht heshtjes së kryeministrit Albin Kurti për këtë çështje, juristët kanë kërkuar që kjo marrëveshje pas nënshkrimet të dërgohet për ratifikim në Kuvend.

Ata kanë bërë për gazetën Nacionale se dokumenti është një marrëveshje ndërkombëtare dhe për të duhet ta japin votën e tyre deputetët e Kosovës.

Juristi i njohur Bardhyl Hasanpapaj ka thënë për gazetën Nacionale se një gjë të tillë e parasheh edhe Kushtetuta e Kosovës.

Marrëveshja duhet të sillet me patjetër në Kuvend. Nëse ne po i referohemi një marrëveshje ndërkombëtare, atëherë kjo bie në kuadër të marrëveshjeve politike të përcaktuara në nenin 18, paragrafi 1, pika 1, që përcakton (citoj): Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje: (1) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake. Prandaj, edhe kjo marrëveshje duhet me patjetër të paraqitet në kuadër të neni 18 të Kushtetutës sonë, pra sipas legjislacionit tonë të brendshëm nuk ka zgjidhje tjetër”, ka thënë Hasanpapaj.

Ai ka bërë me dije se ratifikimi i kësaj marrëveshje në Kuvend ka rëndësi edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Po ashtu, kjo ka rëndësi edhe në aspektin ndërkombëtarë. Nëse ne duam të korrim benefitet ndërkombëtarë, duke siguruar njohje të reja, anëtarësim në organizata ndërkombëtare etj., atëherë me patjetër duhet prezantuar si një marrëveshje ndërkombëtare mes Kosovës dhe Serbisë”, ka vlerësua ai.

Sipas tij, ratifikimi i marrëveshjes do të ndikonte edhe në qëndrimin e vendeve anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën.

Nëse ne vet e ulim nivelin e kësaj marrëveshje, duke mos e ratifikuar atë, atëherë si mund ta paraqesim përballë shteteve tjera mos-njohëse me kërkesën që të na njohin?! Prandaj, unë besoj, që do ishte gabim fatal nëse kjo marrëveshje nuk sillet për ratifikim ne Kuvend.”, është shprehur Hasanpapaj.

Edhe drejtori i Institut të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se Kuvendi duhet të përfshihet më shumë në procesin e dialogut.

Ai ka thënë për gazetën Nacionale se Kurti kur ishte në opozitë vazhdimisht kërkonte përfshirjen e Kuvendit në dialog.

Lëvizja VV dhe Kryeministri Kurti në kohën sa ka qenë në opozitë vazhdimisht ka kërkuar të respektohet autoriteti dhe kompetencat e Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësuesve të popullit për të diskutuar dhe vendosur lidhur me çështjet që lidhen me dialogun. E njëjta vlen tani më shumë se kurrë, kur Kosova dhe Serbia po dialogojnë për marrëveshje të re e cila do ta vendos fatin e Kosovës dhe të ardhmes së saj në raport me shtetësinë e saj. Në këtë drejtim, qeveria do të duhej vetë të kërkonte përfshirje më të madhe të Kuvendit të Kosovës në këtë proces”, ka thënë Miftaraj.

Opozita me rezerva të mëdha për marrëveshjen

Pavarësisht pranimit të dokumentit nga Qeveria, partitë opozitare kanë kritikuar Planin e BE-së.

Deri me tani, përfaqësuesit e PDK-së dhe LDK-së kanë lënë të kuptohet se do ta kundërshtojnë këtë marrëveshje.

Qëndrim i opozitës ka nxitur reagime të shumë në vend dhe të aleatët e Kosovës.

Profesori Hasanpapaj ka thënë për gazetën se opozita duhet ta rishqyrtojë pozicionin ndaj Planit të BE-së.

Opozita do duhej ta mbështesë ratifikimin e saj, aq më tepër kur dihet që kjo është bërë kërkesë e pashmangshme e shteteve më mike të Kosovës”, ka thënë Hasanpapaj.

Kurse, Ehat Miftaraj ka theksuar se opozita nuk duhet ta sheh dialogun me Serbinë si betejë të brendshme politike.

Sikurse, partitë opozitare në këtë fazë që gjendet dialogu dhe kërkesat e partnereve ndërkombëtarë do të duhej të luante rol konstruktiv dhe me pjesëmarrje aktive lidhur me vendimmarrjen. Pa marr parasysh deklarimet dhe premtimet e partisë në pushtet, opozita dialogun nuk do të duhej ta shinte si fushëbeteje me LVV por si mundësi për të promovuar interesat e Republikës së Kosovës dhe arritjen e maksimumit nga ky proces”, është shprehur Miftaraj.

Të shqetësuar me qëndrimin e opozitës janë shprehur edhe SHBA-ja, Gjermania dhe Franca.
Ambasadat e tyre në Kosovë kanë kërkuar që opozita të tregohet konstruktive në këtë proces.

Në debatin për dialogun, që është mbajtur javën e kaluar, kryeministri Albin Kurti nuk ka treguar nëse kjo marrëveshje në fund do të vije në Kuvend.

Madje, Kurti ka refuzuar të përgjigjet për këtë çështje edhe kur është pyetur nga deputetët e PDK-së.

Ndryshe nga Qeveria, Presidenca ka bërë me dije se kjo marrëveshje duhet të sillet në Kuvend.

Bekim Kupina, këshilltar i presidencës Vjosa Osmani, ka bërë me dije kjo është obligim kushtetues. “Presidentja konsideron se fjalën përfundimtare rreth kësaj marrëveshjeje duhet ta thotë Kuvendi i Kosovës, meqë preken kategori kushtetuese të parapara në nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, është shprehur Kupina, javën e kaluar.

Lajme të ngjashme