Kurti nuk tregon nëse planin e BE-së do ta sjellë në Kuvend: A do të shmanget ratifikimi i marrëveshjes? - NACIONALE

Kurti nuk tregon nëse planin e BE-së do ta sjellë në Kuvend: A do të shmanget ratifikimi i marrëveshjes?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Debati i djeshme parlamentar për dialogun me Serbinë ka sjell shumë përplasje dhe fyerje në mes të deputetëve të pozitës dhe Qeverisë. Ndonëse u debatua për orë të tera, nuk është arritur të sqarohen shumë pika të panit të BE-së, i cili të hënën në Bruksel është pranuar nga kryeministri Albin Kurti.

Ky i fundit, madje, nuk ka treguar nëse kjo marrëveshje pas nënshkrimit do të dërgohet për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.

I pari i qeverisë disa herë ka replikuar me deputetët e opozitës për këtë çështje, por ai asnjëherë nuk ka marrë mundin të tregon procedurën e pranimit të kësaj marrëveshje.

Ai ka heshtur për këtë çështje edhe kur është pyetur nga deputetët e PDK-së, Ferat Shala dhe Hajdar Beqa.

Pavarësisht heshtjes së kryeministri, Presidenca ka bërë me dije se kjo marrëveshje duhet të sillet në Kuvend.

Bekim Kupina, këshilltar i presidencës Vjosa Osmani, ka thënë se kjo është obligim kushtetues.

Presidentja konsideron se fjalën përfundimtare rreth kësaj marrëveshjeje duhet ta thotë Kuvendi i Kosovës, meqë preken kategori kushtetuese të parapara në nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka thënë Kupina.

Çka thotë neni 18 i Kushtetues?

Neni 18 i Kushtetutës së Kosovës rregullon mënyrën se si dhe kur marrëveshjet ndërkombëtare ratifikohen në parlament.

Në këtë nen parmendën çështjet për të cilat duhet të miratohen marrëveshjen në Kuvend.

Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje: 1. territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake, 2. Të drejtat dhe liritë themelore, 3. Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare. 4 marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Republikës së Kosovës.”, thuhet në këtë nen.

Serbia po synon t`i shmanget nënshkrimit

Njohësit e rrethanave politike në vend kanë bërë me dije se Serbia po synon t`i shmanget procesit të nënshkrimit të marrëveshjes.

Ata kanë bërë me dije se kjo po bëhet për shkak të mosnjohes se shtetit të Kosovës.

Njohësi i proceseve integruese Shenoll Muharremi ka tregua pse po e bën këtë Serbia.

Duke i lexuar qëndrimet dhe lëvizjet e paleve pas takimit në Bruksel, krijohet përshtypja që Vuçiq po mundohet me outmaneuver situatën në atë mënyrë që Marrëveshjen Franko-Gjermane me ju shmang totalisht për nënshkrim (shkaku anëtarësimi në UN+Njohja: interesat e Kosovës) ndërsa ai me sukses po e zhvendosë fokusin tek dakordimi i Planit të Zbatimit (ku dakordohet asociacioni - interesi i Serbise/takimi Oher. Sa absurde, nuk dëshiron me e nënshkru Marrëveshjen, por dëshiron me ja marrë disa të mira që i konvenojnë atyre)”, ka shkruar Muharremi në profilin e tij në “Facebook”.

Sipas tij, Kosova duhet të ketë kujdes dhe të insiston në nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

Në këtë situatë, një qëndrimi potencial i Kosovës, për me dalë në pozite më të mirë dhe me përfitu nga kjo situatë, kishte me qenë si në vijim: "Kosova nuk mundet me u pajtu për afate specifike kohore (Plan Veprim) e për pika të vecanta me model 'a la carte' pa u nënshkruar marrëveshja nga Serbia." Kjo kishte me e largu presionin e asociacionit nga delegacioni i Kosovës dhe kishte me i ba presion Serbisë me nënshkrur Marrëveshjen me provizione që mundëson, apo nuk pengon, anëtarsimin në UN dhe njohjen indirekte. Në këtë scenario, shmagim një plan të Serbisë me pranu e marre cka i konvenon asaj dhe mundëson Kosovën me përfitu më sesa deshiron Vucic/Serbia”, ka vlerësuar Muharremi.

Kurse, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Besfort Rrecaj, ka bërë me dije se marrëveshjet mund të pranohen edhe pa u nënshkrua formalisht.

Meqë kryeministri sot e kishte potencuar se nuk ka marrëveshje me Serbinë sepse nuk e kanë nënshkruar dokumentin, por vetëm është pranuar si i tillë dhe rrjedhimisht, inter alia, nuk ka marrëveshje ndërkombëtare, ia tërhiqi vëmendjen se këtu mund te kemi një marrëveshje e konceptuar sipas kuptimit të Konventës së Vjenës për të Drejtën e Traktateve ose sipas të drejtës ndërkombëtare zakonore. Besoj që një KM duhet të jetë i këshilluar në mënyrë të duhur për këto aspekte për shkak së është një nga tre personat të cilët kanë fuqi për të lidhur shtetin me obligime ndërkombetare në format te ndryshme”, ka shkruar ai.

Më tej, ai ka treguar mënyra se si marrëveshjet ndërkombëtare fuqizohen.

Sipas Konventës së Vjenës për të Drejtën e Traktateve një marrëveshje kërkohet që të jetë e shkruar, pra e zeza në të bardhe dhe nuk ka rendësi se në çfarë forme behët ajo. Rrjedhimisht gjykatat ndërkombëtare kanë pranuar marrëveshje ndërkombëtare si të obligueshme në rastet kur ato kanë dalë si rezultat i negocimit dhe ajo është regjistruar në një procesverbal zyrtar. Pra, pyetja është nëse BE ka mbajtur një procesverbal zyrtar. Nëse ka procesverbal dhe aty është shënuar pranimi atëhere kemi një marrëvshje e cila qeveriset nga KVDT 1969”, ka treguar Rrecaj.

Lajme të ngjashme