Java e ujit, plagosjes së policëve dhe e Ligjit për konfiskimin e pasurisë
Java e para e muajit korrik 2022 në Kosovë filloi me përplasje mes policëve dhe qytetarëve që dikur mbanin pozita publike. Aksioni i Policisë së Kosovës në Shtërpcë, Byroja e Konfiskimit të Pasurisë, vendimi i qeverisë për shërbim të ujit në gastronomi, ishin disa nga ngjarjet e javës që po e lëmë pas.
Shteti vs Lushtakët
Një përplasje mes Policisë së Kosovës dhe ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtaku dhe familjarëve të tij, u bë toptema e javë së kaluar.
Një polic u plagos nga arma e zjarrit teksa një tjetër pësoi lëndime si pasojë e rrahjes.
Sipas këtyre rrethanave, Prokuroria Themelore në Mitrovicë kërkoi paraburgim për Lushtakët të cilët tashmë po qëndrojnë në paraburgim për 30 ditë.
Kjo ngjarje ngriti shumë reagime duke u thënë se sulmi ndaj policëve është sulm ndaj shtetit.
Edhe ish-kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari u përfshi në këtë incident teksa nuk e ka thënë asnjë fjalë për rastin.
Një gotë ujë
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj vendosi me ligj që gastronomët të shërbejnë ujë nga çezma për konsumatorët e tyre.
Ky vendim u prit mirë nga qytetarët të cilëve shpeshherë u kishte munguar uji kur ishin në lokale të gastronomisë, si kafiteritë, restorante etj.
Disa kafiteri nuk e kishin ‘adet’ të shërbenin ujin në të kaluarën dhe tani me këtë vendim obligohen që uji të shërbehet gjatë tërë kohës.
E një vendim i tillë nga anëtarët e popullit u bë shkak që të bëhen ‘meme’ e tallje të ndryshme.
Në anën tjetër, Nacionale raportoi se lokalet e Gastronomisë dhe Institucione kanë miliona euro borxh ndaj kompanisë së ujësjellësit, KRU Prishtina.
Kamerat ilegale në Shtërpcë
Me një urdhër të Prokurorisë së Ferizajt, janë larguar të gjitha kamerat që dyshohet se ishin instaluar nga strukturat paralele të Serbisë.
Prokurori Rasim Maloku kishte thënë se të gjitha këto kamera janë sekuestruar.
“Lokacione ku janë të vendosur kamerat e sigurisë në mesin e këtyre lokacioneve është edhe objekti i komunës së strukturave paralele dhe ilegale, kanë me u sekuestru të gjitha, edhe nja katër lokacione ku janë të vendosura kamerat e sigurisë e që monitorohen dhe kontrollohen nga strukturat ilegale. Veprojnë në mënyrë kundërkushtetuese, në mënyrë ilegale”, kishte thënë Rasim Maloku.
Në lidhje me këtë kishte pasur reagime edhe në Beograd. Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi.
Ata aksionin e kanë quajtur të qëllimshëm për të frikësuar serbët në Komunën e Shterpcës.
Nuk dihet nëse e njejta gjë do të ndodh edhe me kamerat që janë të instaluar në veri të vendit.
Byroja e Konfiskimit të Pasurisë
Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë ka përplasur deputetët e pushtetit dhe opozitës gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës.
Opozita kundërshtoti miratimin e këtij ligji duke përmendur vërejtjet që i ka dhënë Komisioni i Venecias.
Në anë tjetër pushteti dhe minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiun arsyetuan se pse ky ligji duhet të kalojë në Kuvend.
Përveç opozitës, dilema për Ligjin e Konfiskimit të Pasurisë pati edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Byroja nuk është miratuar për shkak të kuroumit, kurse kryeparlamentari Konjufca nuk ka votuar pro ashtu sikur kolegët e tij në Vetëvendosje.
Përveç ngjarjeve që përmendëm më lartë një tjetër lajm që duhet theksuar është se Deputetët e Parlamentit Evropian e kanë miratuar raportin për Kosovën.
Ata e vlerësuan "stabilitetin e shtuar politik të Kosovës dhe përkushtimin e fuqishëm të saj në rrugën evropiane". Ata gjithashtu e përsëritën thirrjen që shtetet e BE-së urgjentisht ta miratojnë regjimin pa viza për qytetarët e Kosovës.
Ndërkohë, nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq përmes një video u paraqit nga malet duke thënë se është në Kosovë dhe nuk do të largohet më.
Radojçiq, është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ishte i dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Tash, dyshohet për frikësim të dëshmitarëve në rastin Brezovica. U arratis tri herë nga Policia e Kosovës.
Për Radojçiqin nuk është thënë asnjë fjalë nga institucionet e Kosovës.



