Java e pranimit të propozimit të BE-së dhe debati në Kuvend për këtë plan
Takimi më 27 shkurt mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, ishte tema kryesore e javës që po e lëmë pas. Ky takim nxitit debat të madh në Kosovë e që u komentua gjatë tërë javës. Përmbledhja javore i kushtohet pranimit të propozimit të BE-së.
Takim i madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më 27 shkurt 2023 takoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Në këtë takim të ndërmjetësuar nga kryediplomati i BE-së, Josep Borell dhe emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Kurti dhe Vuçiq u pajtuan me propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Propozimi i BE-së u pranua nga dy palët, por nuk u nënshkruar nga pala serbe anipse Kurti kishte shprehur gatishmëri për ta nënshkruar.
Pas takimit, kryeministri Kurti tha se takimi ishte konstruktiv dhe se nuk ka nënshkruar asgjë.
“Sot patëm një takim pozitiv, konstruktiv në Bruksel dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm i pandryshueshëm. Unë qysh më herët pata thënë që është bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara.” – kishte thënë Kurti.
Ndërkaq, për Asociacionin, Kurti tha se kjo çështje është në pikën e fundit, duke tentuar që ta bëjë më pak të rëndësishmë, pavaërsisht se aty thuhet se Asociacionit duhet të zbatohet.
Në anë tjetër, Vuçiq u ankua që Kurti nuk pranoi të diskutohej për Asociacioni.
Menjëherë pas përfundimit të takimit, Bashkimi Evropian publikoi tekstin e propozimit të BE-së.
Megjithatë, Kurti dhe Vuçiq, pritet të takohen më 18 mars, kësaj radhe në Ohër të Maqedonisë Veriore.
Po ashtu, pas pranimit të planit, BE shumë shpejt pritet të publikojë planin e zbatimit të kësaj marrëveshje.
Komentim i planit të BE-së
Pas publikimit të tekstit të propozimit të BE-së, në Kosovë u komentuan të gjitha pikat që janë në këtë marrëevshje.
Në kosovë filluan komentimet për preambulat dhe për nenet që janë problematike sipas tyre.
Neni 7 dhe neni 10 ishin dy pikat më të komentuara të këtij plani.
Gjithashtu, preambulat, si “për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës” dhe “pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të Palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit” – ishin dy gjërat që Kurti u kritikua më të madhe për pranimin e këtij plani.
Kurti u kritikua gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës për këtë plan, se ka pranuar (neni 10) edhe formin e Asociacioni si dhe më shumë se Asocicacion me pranimin e nenit 7 si dhe statusin special për Kishën Ortodokse Serbe.
Më tej, Kurti u kritikua se askund në plan nuk përmendet njohja reciproke, në të cilën ai vazhdimisht insistonte se duhet të ketë.
Kuvendi
Në anë tjetër, kryeministri Kurti në Kuvendin e Kosovës raportoi para deputetëve për pranimin e planit pas kërkesë së LDK-së.
Kurti në Kuvend, kundërshtoi çdo kritikë të opozitës rreth planit. Ai ka sqaruar nenin 7 të Marrëveshjes së Brukselit, i cili po shihet si problematik.
Ai foli pse s’ka njohje reciproke në plan duke thënë: “Ata që thonë se kjo nuk ka njohje de fakto, atëherë e kanë barrën e provën të tregojnë se pse Serbia e refuzoi atë...”
Gjatë raportimit në Kuvend, ai ka thënë se termi vetëmenaxhim parashihet edhe në Kushtetutën e Kosovës dhe për statusin special të Kishës Ortodokse Serbe.
“E vetmja Konventë e Këshillit të Evropës, që rregullon të drejtat e komunitetit jo shumicë, është Konventa Korrnizë Për Mbrojtjen e Pakicave e cila tashmë është pjesë e Kushtetutës së Kosovës në nenin 22. Nuk ka Konventë tjetër.” - tha Kurti, duke e cituar edhe Kushtetutën.
“Formalizimi i statusit të Kishës Ortodokse Serbe nuk nënkupton asgjë të veçantë” – tha Kurti për nenin 7.
Ndërkaq për nenin 10 në të cilën përshihet edhe Asociacioni, Kurti ka thënë se marrëveshjet e kaluara do të zbatohen vetëm në përputhje me Kushtetuën.








