SKANDAL: Kurti nuk e tha të vërtetën për Konventat, Gashi ia dëshmon menjëherë të kundërtën - NACIONALE

SKANDAL: Kurti nuk e tha të vërtetën për Konventat, Gashi ia dëshmon menjëherë të kundërtën

3 vjet më parë

nga Arbër Ramadani

Një përballje ndërmjet Kryeministrit Albin Kurti e Shefit të Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka ngjallur një debat të ri, në lidhje me nenin 7 të marrëveshjes së pranuar nga Kurti, e propozuar nga BE-ja. Dhe, në bazë të fjalëve të deputetit Arben Gashi, nuk e ka thënë të vërtetën.

Debati i ri, është i tillë sepse aty u diskutua substancialisht se çka nënkupton “vetëmenaxhimi” që ka shqetësuar opinionin në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë sqarimin e tij për nenin 7 të Marrëveshjes së Brukselit, i cili po shihet si problematik. Gjatë raportimit në Kuvend, ai ka thënë se termi vetëmenaxhim parashihet edhe në Kushtetutën e Kosovës.

Si dhe ajo që ka të bëjë me “vetmenaxhimin” e komunitetit serb duhet të zbatohet me përputhje me Konventat e Këshillit të Evropës.

“E vetmja Konventë e Këshillit të Evropës, që rregullon të drejtat e komunitetit jo shumicë, është Konventa Korrnizë Për Mbrojtjen e Pakicave e cila tashmë është pjesë e Kushtetutës së Kosovës në nenin 22. Nuk ka Konventë tjetër.” - tha Kurti, duke e cituar edhe Kushtetutën.

Prandaj sipas Kurtit tavani është kjo Konventë. Sipas kryeministrit kushdo që këtë nën e interpreton ndryshe e ka gabim.

E ndryshe këtë nen e interpretoi Arben Gashi i LDK-së, por edhe realiteti.

Çka është “vetëmenaxhimi” sipas Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, që e përmendi Gashi?

Arben Gashi i LDK-së, ka treguar që Konventa në fjalë nuk është e vetmja. Ai i ka përmendur një Konventë tjetër të Këshillit të Evropës që rregullon “vetëmenaxhimin” e komuniteteve, duke u shprehur se kryeministri ose po e mashtron Kuvendin, ose është lajthitur nga këshllitarët e tij, për të cilën sipas Gashit Kurti duhet t’i ndjekë penalisht.

Ajo që është e vërteta e parë në lidhje me këtë debat Kurti-Gashi, ka të bëjë me atë se në fakt Gashi kishte të drejtë.

Në hyrje të Konventës Evropiane që citoi Gashi thuhet: “Duke vlerësuar se qëllimi i Këshillit të Evropës është realizimi i një bashkimi me të ngushtë midis anëtarëve të tij për të ruajtur dhe zhvilluar idealet dhe parimet që janë pasuria e tyre e përbashkët; Duke vlerësuar se një nga mjetet për realizimin e këtij qëllimi është përfundimi i marrëveshjeve në fushën administrative; Duke vlerësuar se bashkësitë vendore janë një nga themelet kryesore të çdo regjimi demokratik; Duke vlerësuar se e drejta e qytetarëve për të marrë pjesë në drejtimin e çështjeve publike bën pjesë në parimet demokratike të përbashkëta për të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës; Të bindur se në nivelin vendor kjo e drejtë mund të ushtrohet në mënyrë më të drejtpërdrejtë; Të bindur se ekzistenca e bashkësive vendore të veshura me përgjegjësi efektive mundëson një drejtim njëherazi efikas e nga afër të qytetarit..” etj.; ranë dakord si më poshtë.

E më poshtë janë nenet që rregulljnë pikërisht “vetëmenaxhimin”.

Neni 3 Kompetencat Ekzekutive

Pikërisht në nenin 3 të kësaj Konvente përmenden kompetencat ekzekutive që mund t’i ketë një bashkësi.

“Kjo e drejtë ushtrohet nga këshillat apo asambletë e përbëra nga anëtarë të zgjedhur me votim të lirë, të fshehtë, të barabartë, të drejtpërdrejtë e universal dhe që mund të kenë organe ekzekutive përgjegjës para tyre” thuhet aty.

Neni 10 i Konventës, Asociacionet mund të aderojnë në shoqata ndërkombëtare

Në këtë Konventë, flitet edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar të Asociacionit, e që ka qenë ndër firkat më të mëdha të kundërshtarëve të Asociacionit, duke aluaduar në bashkëpunimin që një Asociacion i Komunave Serbe mund ta ketë me Rusinë.

“E drejta e bashkësive vendore për të aderuar në një shoqatë për mbrojtjen dhe nxitjen e interesave të tyre të përbashkëta, si dhe e drejta për të aderuar në një shoqatë ndërkombëtare të bashkësive vendore duhet të njihen në çdo shtet” thuhet aty.

Neni 12, që ja përmendi Gashi Kurtit

Neni 12 i kësaj karte e mbanë titullin "Angazhime."

Aty thuhet se “Çdo palë angazhohet ta konsiderojë veten si të lidhur nga njëzet të paktën prej paragrafëve të pjesës së I-rë të Kartës, dhjetë të paktën prej të cilave janë zgjedhur midis paragrafëve që vijojnë: – neni 2, – neni 3, paragrafët 1 dhe 2, – neni 4, paragrafët 1, 2 dhe 4, – neni 5, – neni 7, paragrafi 1, – neni 8, paragrafi 2, – neni 9, paragrafët 1, 2 dhe 3, – neni 10, paragrafi 1, – neni 11.”

Nuk dihet nëse Kurti e ka pasur parasysh që ekziston një Konventë e tillë, apo qe vetëm një “llapsuz” i tij, kur i tha Gashit, se ekziston vetëm një Konventë e Këshillit të Evropës e cila rregullon këto të drejta, të vetëmenaxhimit, e asociacioneve.

Kujtojmë se planin franko-gjerman, Kurti e ka pranuar deklarativisht, anipse ende nuk është vendosur firma e tij, në këtë dokument.

Më tej, z. Kurti ka adresuar sërish këtë çështje duke i thënë Arben Gashit të LDK-së "pse po ma sjellë këtë dokument" por duke mos i mohuar ekzistencën.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se kryeministri gabimisht po i referohet Konventës Kornizë për Mbrojtjen e Minoritetit.

Ai ka thënë se i vetmi se i vetmi instrument i nxjerrë nga Këshilli i Evropës që merret me vetemenaxhim dhe vetëqeverisjen është Karta e Evropiane për vetëqeverisje Lokale.

Neni 7 po e referohet Konventës Kornizë për Mbrojtjen e Minoritetit 1995. Ku ekziston kjo referencë në këtë nen. I vetmi instrument i nxjerrë nga Këshilli i Evropës që merret me vetemenaxhim dhe vetëqeverisjen është Karta e Evropiane. Në asnjë nen Konventa Kornizë për Mbrojtën e Minoritetit nuk merret me menaxhimin. Çka quajmë vetemenaxhim z. Kryeministër? Ti e di mirë çka po të them, ti e di mirë se çka jam duke folur. Çka qojmë vetemenaxhim, a është organizim? Ai organizim qysh rregullohet? Qysh funksionon? Si njihet ai organizim? A quhet qeverisje? Çdo organizim institucional quhet qeverisje, në sistemin tonë qeverisje lokale, ose qeverisje qendrore, ose edhe OJQ. Vetmenxahimi nuk është OJQ. Këtu nuk është OJQ. Këtu është organizim institucional i vetëqeverisjes. Prandaj z, kryeministër mos abuzoni me foltoren”, ka thënë Gashi.

Lajme të ngjashme