Kryeministri Kurti: S'e kam refuzuar planin franko-gjerman - NACIONALE

Kryeministri Kurti: S'e kam refuzuar planin franko-gjerman

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Kurti u pyet në konferencë për medie edhe nëse do ta pranonte propozimin franko-gjerman, për të cilin tha se Serbia po provonte ta pengonte.

Ai në përgjigjen e tij u shpreh si vijon:

“Unë e thashë shumë qartë se qëllimi i Beogradit nuk është për të mos e pranuar planin. Por, për ta maskuar refuzimin e planit. Ata e kanë refuzuar planin. Por, duan ta maskojnë refuzimin. Ata po i bëjnë këto drama për këtë çështje."

“Ne e kemi parë si hap në drejtimin e duhur meqenëse konceptet që aty përdoren janë vlera. Për dallim nga herët e kaluara, konceptet janë të duhura. Domethënë, tash nuk jemi te ajo. Tash jemi te vlerat. Dhe unë e kam vlerësuar këtë propozim si hap në drejtimin e duhur."

“Unë jam i bindur që deri më datën 18 gusht, nuk kemi pasur dialog për marrëveshje. Kemi pasur dialog për proces të vazhdueshëm, dakordime të vogla, koncesione, dialog për dialog (nganjëherë) por më 18 gusht pika e parë ka qenë korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Dhe më 9 shtator, patën ardhë në zyren time këtu përfaqësuesit e kancelarit Scholz dhe presidentit francez."

"Pra, ata kanë sjellur përmbledhje të ideve, të modeleve, të cilat unë nuk i kam refuzuar por kam thënë se janë bazë e mirë. I kam vërejtjet e mia, jua kam thënë edhe atyre. Por, unë nuk e kam kundërshtuar,”

Kurti u përgjigj më pas edhe në pyetjen nëse po rrezikonte partneritetin e Kosovës me ShBA-të. Ai tha se kishte komunikim të vazhdueshëm dhe se nuk mund të rrezikonte këtë partneritet.

"Nuk ka javë kur nuk na bie të takohemi me ambasadorin amerikan të paktën dy herë," - tha Kurti.

LAJMI NË PËRDITËSIM

Lajme të ngjashme