Kurti: Asociacioni është fjalia e fundit e nenit të fundit e marrëveshjes - NACIONALE

Kurti: Asociacioni është fjalia e fundit e nenit të fundit e marrëveshjes

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas takimit në Bruksel.

Në paraqitjen para gazetarëve, shefi i ekzekutivit, ka përmendur edhe çështjen e Asociacionit.

Për Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe pohoi se është pjesa e fundit e nenit të fundit të marrëveshjes.

Nuk dihet nëse ai la hapësira për implementim, megjithatë dyshuese e konsideroi edhe ish-ministri i jashtëm, Petrit Selimi.

Ky i fundit, përmes një cicërime në rrjetin social "Twitter", shkroi se Kurti s'ia mbylli derën.

"Kurti u pyet për Asociacionin dhe u përgjigj: "Asociacioni është pika e fundit në paragrafin e fundit të marrëveshjes dhe tashmë dihet çka mendoj unë". Pak e kripur, por jo mbyllje dere, përkundrazi përqendrim në sekuencë", shkroi Selimi.

Kujtojmë se kryeministri Kurti e pohoi se plani franko-gjerman është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm.

Këto deklarime i bëri në paraqitjet para gazetarëve pas takimit në Bruksel.

"Sot patëm një takim pozitiv, konstruktiv në Bruksel dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm i pandryshueshëm. Unë qysh më herët pata thënë që është bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara.

Tash, ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit, por do të ketë edhe takim të radhës të nivelit të lartë, diku kah mesi i muajit mars, sërish me lehtësimin e Borrell dhe Lajçak.".

I pari i qeverisë, tregoi arsyen pse nuk nënshkroi asgjë, duke hedhur topin te Serbia. "Unë nuk nënshkrova, sepse Serbia nuk ishte e gatshme të nënshkruante".

Gjithashtu, shefi i ekzekutivit foli edhe për rrjedhën e takimit, duke thënë se ishte pozitiv.

"Sot patëm një takim pozitiv, konstruktiv në Bruksel dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm i pandryshueshëm. Unë qysh më herët pata thënë që është bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara.

Tash, ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit, por do të ketë edhe takim të radhës të nivelit të lartë, diku kah mesi i muajit mars, sërish me lehtësimin e Borrell dhe Lajçak.".

Ç'tha Borrell?

Shefi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka deklaruar sonte gjatë konferencës për media se në takimin që pati kryeministri Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ka pasur pajtueshmëri për marrëveshjen e planit evropian.

Ai ka thënë se dy liderët e Kosovës dhe Serbisë treguar gatishmëri për të gjetur zgjidhje.

Spanjolli veç tjerash "kam kënaqësinë të lajmëroj që Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar që jo më shumë diskutime janë të nevojshme për propozimin evropian, i cili ka titullin normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë"

Lajme të ngjashme