Java e "luftës" së pushtetit me hetuesit e aferave korruptive dhe raporti i Reporterëve pa Kufij
Raportimi i Nacionales për luftën e Qeverisë Kurti ndaj hetuesve ka nxitur debat në rrjetet sociale gjatë javës që po e lëmë pas. Ky hulumti ishte temë e debatit edhe në Kuvendin e Kosovës. Mirëpo, përveç hulumtim për hetuesit e korrupsionit, publikimi i raportit të Reporterëve pa Kufij, ishte një ndër temat kryesore të javës. Çka ndodhi?
Hetuesit-pushteti
Nacionale gjatë javës që po e lëmë pas ka publikuar një hulumtim në të cilën tregohet lufta e pushtetit me hetuesit.
Në raportimin e Nacionales tregohet se qysh pushteti po i lufton hetuesit që kanë hetuar aferat korruptive të qeverisë.
Nacionale ka siguruar informacione nga burime tejet të afërta me këto zhvillime, të cilat dëshmojnë se hetuesit e tjerë që po i trajtojnë këto afera të korrupsionit, janë në prag të largimit përfundimtar nga kjo Njësi e Policisë së Kosovës.
Gazeta Nacionale ka mësuar se ekipa hetuese me numër 6 brenda njësisë e cila ka qenë duke trajtuar rastin e rezervave shtetërore, rastin e Faruk Mujkës si dhe një pjesë të rastit në KEK, është shuar totalisht.
Në videon më poshtë shpejgohet qartë lufta e pushtetit.
Ndërkohë, Ky hulmumti ishte pjesë e debatit në Kuvendin e Kosovës.
Deputetët e partive opozitare kritikuan qeverinë për ndërhyrje, teksa u bë thirrje që ftohen në raportim në Komisionin për Siguri, ministri Sveçla dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.
Për të kuptuar më shumë për këtë debat në Kuvend, klikoni KËTU.
19 vende më poshtë
Në javën që po e lëmë pas, na tmerroi Indeksi i Reporterëve pa Kufij.
Indeksi i Reporterëve pa Kufij ka renditur Kosovën 19 vende më poshtë se vitin e kaluar.

Vlerësimi po konsiderohet si me negative që ka marrë Kosova ndonjëherë në fushën e lirisë se mediave.
Arsyet kryesore për këtë rënie raporti ka përmendur presionet e Qeverisë Kurti ndaj gazetarëve, tentimin e Qeverisë për të mbyllur Klan Kosovën dhe ndikimet e ekzekutivit në pavarësinë e RTK-së.
“Edhe nëse media arrin t'i mbajë politikanët përgjegjës, gazetarët vazhdojnë të jenë objekt i sulmeve politike. Rregullatori joefektiv i medias, KPM, po përpiqet të reformojë veten. Kanali më i madh televiziv, Klan Kosova, i është nënshtruar dhunës administrative nga qeveria (e Albin KEdhe nëse media arrin t'i mbajë politikanët përgjegjës, gazetarët vazhdojnë të jenë objekt i sulmeve politike. Rregullatori joefektiv i medias, KPM, po përpiqet të reformojë veten. Kanali më i madh televiziv, Klan Kosova, i është nënshtruar dhunës administrative nga qeveria (e Albin Kurtit), e cila gjithashtu ka kërcënuar pavarësinë e transmetuesit publik RTK duke zgjedhur një eksponent të ngushtë të partisë në pushtet (Vetëvendosjes) si drejtorurtit), e cila gjithashtu ka kërcënuar pavarësinë e transmetuesit publik RTK duke zgjedhur një eksponent të ngushtë të partisë në pushtet (Vetëvendosjes) si drejtor” - është thënë në raportin e Reporterëve pa Kufij.
Për këtë raport Qeveria Kurti u kritikua me të madhe, teksa kryeministri Albin Kurti, pati disa fjalë.
Kurti ka thënë se është i gatshëm t’i adresojë “shqetësimet” e mediave.
“Në këtë Ditë Botërore të Lirisë së Shtypit, ne duam të pranojmë përpjekjen që duhet për të ndriçuar të vërtetën në një kohë dezinformimi të madh dhe të armatosur. Qeveria jonë është e hapur dhe e gatshme të adresojë shqetësimet e medias dhe të punojë drejt një peizazhi më transparent dhe pluralist.” – u shpreh ai.
Ndërkohë, duhet të kujtojmë se pa kaluar as 24 orë prej publikimit të raportit të Reporterëve pa Kufij ku Kosova ka shënuar regres duke rënë për 19 pozita, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka intimiduar gazetaren e RTK-së, Blerta Foniqi – Kabashi, e cila po e intervistonte.
Për këtë sulm reagoi AGK-ja.
“Deputeti Dimal Basha e ka krahasuar Transmetuesin Publik, RTK me televizionin shtetëror serb, RTS kur është pyetur nga gazetarja Blerta Foniqi Kabashi për kushtin e Asociacionit për anëtarësim e Kosovës, në Këshillin e Evropës.” – thuhet në njoftimin e AGK-së.