Hamza takohet me Kurtin në Qeveri - NACIONALE

Hamza takohet me Kurtin në Qeveri

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është parë të martën duke dalë nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti.

Nacionale ka mësuar se, Hamza ka qëndruar në ndërtesën e Qeverisë për një takim me Kurtin. Deri tani, nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare lidhur me temën e diskutimeve.

Gjatë ditës, Kurti raportohet të jetë takuar edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Edhe për këtë takim nuk ka pasur njoftime zyrtare mbi përmbajtjen apo rezultatet e bisedimeve.

Takimet e kryeministrit me liderët opozitarë zhvillohen një ditë para seancës së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të bëhet betimi i deputetëve të rinj dhe të zgjidhet nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së.

Ndërkohë, PDK-ja ka proceduar në Kuvend edhe kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse kjo çështje do të përfshihet në rendin e ditës së seancës së nesërme.

Seanca e Kuvendit mbahet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka konstatuar se Kuvendi është konstituuar me vonesë, ndërsa ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës është zgjedhur në përputhje me Kushtetutën.

Ndryshe, protestat po vazhdojnë në sheshin "Skëndërbe" dhe sot pritet të mbahet e 12-ta me rradhë.

Lajme të ngjashme