Raportimi i Nacionales për 'luftën' e pushtetit me hetuesit e aferave korruptive nxit reagime të shumta
Raportimi i Nacionales për luftën e Qeverisë Kurti ndaj hetuesve ka nxitur debat në rrjetet sociale. Në raportimin e Nacionales tregohet se qysh pushteti po i lufton hetuesit që kanë hetuar aferat korruptive të qeverisë.
Nacionale ka siguruar informacione nga burime tejet të afërta me këto zhvillime, të cilat dëshmojnë se hetuesit e tjerë që po i trajtojnë këto afera të korrupsionit, janë në prag të largimit përfundimtar nga kjo Njësi e Policisë së Kosovës.
E lidhur me këtë raportim ka pasur shumë reagime nga analistë të politikës e politikanë opozitarë.
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shkatërrimi i TASK Forcës kundër korrupsionit po del të jetë “suksesi më i madh i Kurtit”.
Miftaraj ka renditur tre hapa që, sipas tij, dëshmojnë luftën e Kurtit kundër Task Forcës që lufton korrupsionin në vend.
“1. Ulja e pagave per policet hetues ne TASK Force; 2. Shkarkimi i drejtorit te TASK Forces; dhe 3. Zevendesimi i policeve hetues ne TASK Force.” – ka renditur ai.
Ndërkohë, gazetari Lirim Mehmetaj ka qenë më i ashpër në reagimin e tij.
“Qeveri kriminale...që t'shoqin e gjen veç te Serbia e autoritarit Vuçiq” – i ka quajtur Mehmetaj Qeverinë Kurti.
“Perkunder se krimi eshte kaq evident, perkunder se shkaterrimi i institucioneve po ndodhe para syve tane, pothuajse te gjithe po sillen sikur Albin hajni e ka kete te drejte. Opozita? Cka duhet me bo pushteti qe ju me u revolutu minimalisht?” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Po ashtu, edhe analisti Fitim Salihu, ka reaguar për këto veprime të pushtetit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Salihu ka shkruar se kjo qeveria mandatin po e mbyll duke i luftuar ata që po e luftojnë korrupsionin e Qeveria.
“Kane ardhe ne pushtet me luftu korrupsionin. E mbyllen mandatin e pare duke i luftu ata qe po e luftojne korrupsionin e tyre. #Hajna.” – ka shkruar ai.
Ndërkaq, sektretari i PSD-së, Nol Nushi, ka thënë se Qeveria Kuti ka ardhur në pushtet për të luftuar korrupsionin, ndërsa tani po i luftojnë ata që po e hetojnë korrupsionin.
“Erdhen me luftu korrupsionin. Tash po i luftojne keta qe po e hetojne korrupsionin qeveritar” – ka shkruar Nushi.
Çka raportoi Nacionale?
Nacionale në vijim do të publikojë me iniciale (pavarësisht që i posedojmë edhe emrat) e të gjithë hetuesve të cilët janë në listën e largimit përfundimtar nga Njësia e Veçantë Hetimore. Gjiashtu do të bëhen publike edhe rastet që ata janë duke hetuar.
Të gjitha informacionet Nacionale i ka të evidentuara nëpërmjet disa provave/dokumenteve që kanë dalë nga brenda kësaj njësie, e ku janë shfaqur pakënaqësitë nga hetuesit të cilët janë në pritje të largimit.
Gazeta Nacionale ka mësuar se ekipa hetuese me numër 6 brenda njësisë e cila ka qenë duke trajtuar rastin e rezervave shtetërore, rastin e Faruk Mujkës si dhe një pjesë të rastit në KEK, është shuar totalisht. Hetuesit e saj janë dërguar nëpër ekipe të tjera, kurse udhëheqësi i njësisë, rreshteri I.G është në listën e largimit përfundimtar nga Njësia.
Hetuesi rreshter me inicialet E.I që ka qenë dhe është duke e hetuar ambasadorin Martin Berishaj, është propozuar në listën e largimit përfundimtar nga Njësia e Veçantë Hetimore e Policisë së Kosovës.
Hetuesja rreshtere me inicialet A.A që ka qenë dhe është duke hetuar një kontratë të Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës, është në listën e propozuar të largimit përfundimtar nga Njësia.
Hetuesi rreshter me inicialet H.T ka qenë dhe është duke hetuar kontratën me të cilës iu dha në shfrytëzim një tokë kompanisë Kosmonte Foods. Edhe ky rreshter është propozuar në listën e largimit nga kjo njësi.
Shefi i ekipit, togeri me inicialet Z.K që është duke hetuar zv/ministrin Hysen Durmishi për rrugën Prishtinë-Podujevë, është në listën e propozuar për largim përfundimtar. Deri në largim, Nacionale ka mësuar se ai është emëruar rreshter, një gradë më të ulët.
Për më shumë, shikojeni VIDEO: