Ismaili i PDK-së: Për keqardhje mosbesimi i madh i koalicionit qeverisës ndaj institucioneve publike shëndetësore - NACIONALE

Ismaili i PDK-së: Për keqardhje mosbesimi i madh i koalicionit qeverisës ndaj institucioneve publike shëndetësore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i PDK-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka kritikuar ashpër presidenten e vendit, Vjosa Osmanin e cila u operua në një klinikë private në Prishtinë duke anashkaluar sektorin publik.

Ismaili ka thënë se është për keqardhje mosbesimi i koalicionit qeverisës ndaj institucioneve publike shëndetësore.

Ai ka theksuar ndërrimin e shpeshtë të ministrave teksa ka thënë se Ministria e Shëndetësisë që një muaj është pa ministër.

Shëndetësia nuk ndreqet me konferenca për media e as me vizita në shërbim të PR-it personal, por vetëm me investime konkrete, të cilat, fatkeqësisht, ende nuk po i shohim askund.”, ka shkruar ai ndër të tjera në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Qindra dhe mijëra qytetarë të Kosovës marrin shërbime shëndetësore çdo ditë në institucionet publike. Rrjedhimisht, fuqizimi dhe mbështetja e tyre duhet të jetë prioritet për secilin zyrtar dhe secilën qeverisje të vendit.

Sot, është për keqardhje mosbesimi i madh që ky koalicion qeverisës po tregon ndaj Institucioneve Publike Shëndetësore, siç është rasti i operimit të Presidentes në një klinikë private.

Për më tepër, neglizhenca ndaj sektorit të shëndetësisë prej kësaj Qeverie, është edhe më shqetësues.

Brenda pak muajve po e presim ministrin e tretë të Shëndetësisë, ndërkaq, po bëhen tashmë një muaj që kur ky sektor është PA ministër.

Shëndetësia nuk ndreqet me konferenca për media e as me vizita në shërbim të PR-it personal, por vetëm me investime konkrete, të cilat, fatkeqësisht, ende nuk po i shohim askund.

Shërim të shpejtë, Presidente!

Lajme të ngjashme