Inskenoi një vjedhje dhe u deklarua rrejshëm, nën pranga një 21-vjeçar - NACIONALE

Inskenoi një vjedhje dhe u deklarua rrejshëm, nën pranga një 21-vjeçar

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Policia e Kosovës ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi u deklarua rrejshëm duke inskenuar një vjedhje.

Kështu ka bërë të ditur vet institucioni respektiv përmes një komunikate të para pak çasteve.

Sipas së njëjtës, mësohet se gjithçka u mësua pas hetimeve dhe analizimit të deklaratave të ankuesit.

"Pas hetimit efektiv të rastit të raportuar si grabitje me datën 18.12.2022, si dhe pas ekzaminimit të detajuar të vendit të ngjarjes dhe analizimit të deklaratave të ankuesit, hetuesit policor kanë konstatuar se ankuesi ka inskenuar rastin dhe ka bërë lajmërim të rrejshëm", thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme