I dyshuar për së paku 7 vjedhje të rënda, bie nën prangat e policisë 31-vjeçari kosovar
Është vënë nën pranga një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda.
Këtë e konfirmoi vetëm para pak çastesh Policia e Kosovës përmes një komunikate.
Përmes kësaj komunikate bëhet e ditur se rastet në fjalë kanë ndodhur në periudha të ndryshme.
"Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 7 raste të vjedhjeve të rënda", shkruan ndër tjerash.
Më poshtë edhe njoftimi i plotë:
