PDK thërret konferencë për media në ora 16:30 - NACIONALE

PDK thërret konferencë për media në ora 16:30

18 orë më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media me fillim nga ora 16:30.

Konferenca vjen pasi PDK-ja nuk mori pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, ndërsa bojkotoi edhe seancën për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Partia po ashtu e tërhoqi përkohësisht kandidaturën e Vlora Çitakut për pozitën e nënkryetares së Kuvendit.

Ndërkohë, deputetët zgjodhën nënkryetarët e tjerë të Kuvendit: Kujtim Shalën, Emilia Rexhepin dhe Tanja Vujoviqin.

PDK nuk ka bërë të ditur paraprakisht se cila do të jetë tema kryesore e konferencës së paralajmëruar.

Lajme të ngjashme